Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të pavaksinuar që të shkojnë sa më parë pranë qendrave shëndetësore apo qendrave të vaksinimit dhe të bëjnë vaksinën anti-COVID.
Përmes një postimi në 'Facebook', Balla shkruan se me vaksinimin e hapur në të gjithë vendin na jepet mundësia të vaksinohemi për të mbrojtur vetën dhe njerëzit e tjerë rreth nesh.
"Vaksinohuni! Vaksinimi i hapur +18 vjeç po vijon nga veriu në jug. Një apel për të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer vaksinën, të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, për t’u vaksinuar sa më parë, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur", shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për grupmoshën mbi 18-vjeç, Manastirliu: Paraqituni në qendrat shëndetësore me kartë identiteti! Balla: Mbroni veten dhe njerëzit e dashur
SI.E./ReportTv.al