Muaji i Kujtesës në Muze/ 40 vite pa Drita Çomon, shfaqet dokumentari 'Dritë në humnerë'

24 Shkurt 2021, 17:23| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 18:22

  • Share

Dokumentari “Dritë në humnerë” me skenar te Petrit Rukës dhe regji të Namik Ajazit i frymëzuar nga botimi i librit me të njëjtin titull rrëfen 40 vite pas vdekjes së të Drita Çomos, vajzës së Liri Belishovës dhe Maqo Çomos, kalvarin e saj të vuajtjeve, për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

 “30 vjet më vonë, ende s’kemi reflektuar si duhet. Figura e Dritës duhet që të na bëjë që të reflektojmë shumë, për ku po shkojmë edhe ç’mund”, thotë drejtoresha e AQSHF-së, Iris Elezi.

Ndonëse i realizuar 11 vite më parë, shënimet e mbajtura në ditarin e saj në moshën 23-vjeçare, për ditët në spitalin onkologjik dhe rrezet e shumta që merrte për shkak të sëmundjes, udhëtimet mes Cërrikut e Tiranës, trokitjet e panumërta në Ministrinë e Arsimit për të mbrojtur diplomën, që s’ia dhanë kurrë dhe dashurinë për G-n i flasin ende dhe sot shoqërisë shqiptare, për të reflektuar mbi të shkuarën.

 “Përpjekja jonë për ta sjellë këtë figurë ia vlejti dhe dokumentari krijoi emocion kur u realizua. Prandaj, dhe pas 11 vitesh po e rijapim, për të bwrw jehonë për ata njerëz që e jetuan atë periudhë”, thotë regjisori Namik Ajazi.

Drita Çomo, sikundër shprehen dhe Personazhet e këtij dokumentari, mes tyre  Liri Belishova sa ishte gjallë, vëllai i saj Petriti dhe daja Agroni, infermieret e spitalit, por dhe shoqja e Dritës Rajmonda Bulku, ka qenë vetëm një nga shumë viktimat e sistemit diktatorial, që qe i pamëshirshëm me të deri ditët e saj të fundit, duke i mohuar edhe në shtratin e vdekjes praninë e së ëmës.

“Është një lëngim i shpirtit të Drita Çomos dhe brezit të saj, që nuk arriti dot të shikonte Shqipërinë të zhvilluar”, thotë Dorian Koçi, drejtori i MHK.

Dokumentari u prezantua në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të Muajit të Kujtesës që po mbahet këto ditë në këtë institucion.

Drita Çomo

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?