Foto nga falja e Bajramit

Muaji i shenjtë i Ramazanit në kohë koronavirusi, teologët islamikë: Shtyrja e tij e pamundur, është përcaktuar nga Zoti

9 Prill 2020, 20:50| Përditesimi: 9 Prill 2020, 21:01

  • Share

Teologët islamikë thonë se shtyrja e Ramazanit nuk është e mundur, por ka mënyra për ta bërë atë krijues duke qenë brenda rregullave.

Muaji i Ramazanit është muaji më i shenjtë i besimtarëve muslimanë, i cili fillon më 23 prill, ku të gjithë duhet të agjërojnë sipas Sheriatit, Ligjit Islamik.

Media gjermane e ka quajtur muajin e shenjtë të agjërimit për muslimanët, një gur themeli  të jetës islame, e cila fillon më 23 Prill. Të gjithë anëtarët e Umetit, bashkësia e besimit botëror musliman do të bëhen bashkë për 30 ditë.

Besimtarët agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi, përmbahen nga pirja e ujit, pirja e duhanit, marrëdhëniet seksuale. Në mbrëmje, pas thirrjes së Ezanit, thyerja e agjërimit festohet me një vakt të thjeshtë ngrënjeje.

Edhe pse jemi në një kohë shumë delikate si koronavirusi, Ramazani nuk mund të anulohet për arsye teologjike.

Ai është një nga "pesë shtyllat e Islamit", të cilat janë strukturisht të krahasueshme me Dhjetë Urdhërimet për Judenjtë dhe të Krishterët.

Muaji i agjërimit si muaji i nëntë i kalendarit islam nuk mund të shtyhet pasi rendi i muajve konsiderohet i dhënë nga Zoti.

Megjithatë, si kolegët e tyre hebrenj dhe të krishterë, teologët islamikë shfaqin mendimet e tyre, ku Mohamed al-Issa, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Botërore Islame, thotë: "Sipas Sheriatit, Ligjit Islam  ndalohet të hash brenda një kohe të caktuar por jo të mos falësh Namazin. Lutja në grup ndalohet, por mund të zëvendësohet me lutje individuale.”

Fëmijët, të sëmurët, udhëtarët dhe gratë shtatzëna gjithmonë përjashtohen nga agjërimi, gjithashtu edhe të sëmurët nga koronavirusi.

Universiteti Al-Azhar në Kajro, i cili pretendon titullin e autoritetit më të lartë mësimor Sunit, beson se agjërimi në këtë situatë unike thjesht mund të kryhet më vonë nga shumica e besimtarëve.

Khaled Omran, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të fetvave, një ndarje e Ministrisë Egjiptiane të Drejtësisë, gjithashtu tha: "Besimtarët mund të bëjnë lutje pas krizës."

Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani është në mënyrë të ngjashme fleksibël, xhamitë e tyre janë gjithashtu të mbyllura për shkak të COVID-19: "Integriteti i njerëzve nuk është vetëm detyrë e qytetarit, por është në harmoni të përsosur me bindjet tona", tha kryetari Aiman ​​Mazyek.

Kur vendet e shenjta në Mekë dhe Medine janë pothuajse bosh dhe dyert e xhamive në të gjithë botën islamike janë të mbyllura për besimtarët, Ramazani nuk mund të jetë më ai që duhet të jetë: Një muaj bashkimi.

Komento

Komente

  • edvin marku: 10/04/2020 08:50

    lejoni fjalen e lire .vemje

    Përgjigju
  • Tosi: 10/04/2020 07:14

    Ja neser ngjallet Krishti dhe besoj se naten e pashkeve dhe besimtaret do te mesojne ne mrekullite e tij se e kemi besuar 2000 vjet se ngjallet. Neser te shohim a do ta ndaloje salivirusin apo kjo eshte nje perralle e teqes se Kulmakut ku baba mond bektaxhiu fryhet si kryegjysh boteror dhe s'beri asgje me salivirusin.

    Përgjigju
  • Hahahahahaha: 09/04/2020 23:25

    Ketyre Ju mungojne Rruazat e Trurit ... Hajde gallate hajde... Ceshte kjo lloje. fahlje..me. B**** perpjete ?

    Përgjigju
    • Hahhhaaaa: 10/04/2020 15:29

      Ti beje me kembe perpjet si te ka hije vetem ty

  • Kafsha: 09/04/2020 21:57

    Na hapet barkun! Ngrihu Enver djali tu vësh kazmen se ta shkterruane popullin me sum perpjete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?