Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama shtron iftar: Islami thelbi i kësaj tryezë, një dhuratë pa kushte për njerëzimin

26 Prill 2022, 19:51| Përditesimi: 27 Prill 2022, 21:48

  • Share

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, bashkë me iniciativën edhe të bashkëshortes së tij Linda Ramës, kanë shtruar një darkë iftari. Pas dy vitesh pandemi, kryeministri Rama tha se është kënaqësi rikthimi në tryezën e iftarit, ndërsa falënderoi edhe gruan e tij Linda Ramën, duke e cilësuar atë si gjysma e tij më e mirë.

Me një fjalim të gjatë para të pranishmëve, kreu i qeverisë u ndal tek vlerat që përcjell feja në shoqëri pavarësisht besimin. ‘Islami është përveçse një fe e përqafuar nga myslimanët edhe një dhuratë për mbarë njerëzimin.’- u shpreh Rama, duke shtruar se kjo tryezë nuk është e tepërt për kohën që jetojmë.

‘Kënaqësi e veçantë rikthimi në Tryezën e Iftarit pas dy vjetësh të paprecedentë nën sulmin e pandemisë. I lehtë dhe i pranuar agjërimi për të gjithë besimtarët.’ Më ka munguar ky takim sepse Tryeza e Iftar prej vitesh ka ushqyet tek unë një ndjesia paqeje. Faleminderit që keni ardhur dhe në emër të Lindës, gjysmës më të mirë time. Edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet të cilat i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë as të jesh mysliman që të ulesh në Tryezën e Iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues.

Islami është përveçse një fe e përqafuar nga myslimanët edhe një dhuratë për mbarë njerëzimin. Është gjynah ta refuzosh si besim ndaj vetes rreth asaj që duhet të jesh. Nëse Zoti do të donte, do të na bënte një bashkësi, por na bëri të ndryshëm. Jemi sot në një tryezë të rrethuar nga njerëz me dhunti e bindje të ndryshme. Kjo tryezë nuk është e tepërt, por në vendin e kohën e saj të qytetarisë, në një botë që progresi e teknologjia nuk e kanë bërë të panevojshëm besimin, por kanë bërë të kundërtën”, tha Rama.

Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Sipas përllogaritjeve nata e Kadrit do të jetë në 27 prill, një natë shumë e rëndësishme e këtij muaji të shenjtë. Ndërsa muaji i Ramazanit përfundon në datën 1 Maj, i cili kulmon dhe me festën e Bajramit të Madh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veli: 27/04/2022 03:50

    Kryeministri ne cilesine e kreut te qeverise mund dhe duhet te shtroje iftar apo cfare te doje interesi shteteror. Por kete pjesen "me iniciative te gruas" del nje cike matane korrnizes shteterore. Apo ky eshte tashme trendi i ri i shtetit tone: shprehet permes familjes, djalit, vajzes apo bashkeshortit! Dhe ne se na mbeti fjala "O obobo Saliu"!

    Përgjigju
  • Arbërori: 27/04/2022 00:11

    Kjo është Darka e shtruar nga Vuçiçi dhe Putini , njejtë si në Prisjtinë o turpi ju mbuloft o tradhëtarë…! Iftaret bëhen në shtëpi siq janë bërë gjithmon, kjo sjellje e sptit është dominim pushteti nga armiqët e kombit dhe tokave shqiptare me në krye tradhtarët shqipfolës o mjerim o mjerim …!!!

    Përgjigju
  • Fuat: 26/04/2022 20:44

    Agjerim te pranuar te gjithe besimtarve musliman

    Përgjigju
  • lumi: 26/04/2022 20:44

    nje njeri me zemer te bardh bravo rama qe rrespekton cdo besim dhe cdo fr

    Përgjigju
  • Uki: 26/04/2022 20:33

    Ta gezoni festen, po per te krishteret cfare beri ky?

    Përgjigju
  • Rreli: 26/04/2022 20:22

    Allahu iua shperblefte gjithe agjerueseve dhe ty o kryeminister ???????? kjo tregon nje harmoni fetare perfekte qe duhet marre shembull mga te gjithe

    Përgjigju
  • Marko: 26/04/2022 20:18

    Njeri me zemer te madhe.Zoti jua shperblefte

    Përgjigju
  • Arta: 26/04/2022 20:16

    Rama zoti qoft gjithmone pran jush per cdo pune qe keni bere per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Alma: 26/04/2022 20:14

    Z.kryeminister zoti ta shperbleft e ua pranoft lutjet te gjithe besimtarve musliman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?