Sara Hoxha me bashkëshortin e saj Ledion Liço dhe djalin e tyre London

VIP & Spektakël

“Muaji i vonë i mjaltit”, Sara Hoxha dhe Ledjoni në ishullin përrallor

27 Tetor 2018, 17:01| Përditesimi: 27 Tetor 2018, 17:22

  • Share

Sara Hoxha dhe Ledion Liço i dhanë fund beqarisë, duke u kurorëzuar me martesë në datën 11 gusht të këtij viti. Dyshja zhvilloi një ceremoni speciale buzë liqenit Como të Italisë.

Edhe pse çifti u munduan të tregoheshin të rezervuar, foto e video të shumta nga dasma e tyre u përhapën me shpejtësi në rrjet. Mirëpo vetëm, dy muaj pas dasmës, Sara dhe Lejdoni janë shfaqur në ishullin përrallor Amanyara. Vetë bukuroshja Hoxha ka publikuar një foto me të voglin e saj ku lajmëron se kanë nisur një muaj mjalti të vonë.

"Muaji i vonë i mjaltit dhe këtë nuk mund ta lija pas,"- shkruan Sara në foton ku shfaqet përdore me të birin.

Foto e publikuar nga Sara Hoxha 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?