Rritet numri i shqiptarëve që dalin nga territori shqiptar, ndërkaq në rritje është edhe hyrja e të huajve në vendin tonë.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT në muajin maj 2019 kanë dalë nga Shqipëria 477.282 persona. Krahasuar me maj 2018, ky numër është rritur 13,1 %.
Nga ana tjetër, ardhja e të huajve në vend është 401.531. Krahasuar me po të njëjtin muaj të një viti më parë, ky numër është rritur me 1,7 %.
INSTAT raporton, se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.506.618, duke u rritur me 5,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Ndërkaq, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj 2019, janë 829.164. Krahasuar me maj 2018, ky tregues rezulton me rritje 5,0 %.
Vendi, i cili ka numrin më të madh të hyrjeve në territorin shqiptar është Zvicra.
Në raport, thuhet se në muajin e kaluar të këtij viti, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 25,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 18,7 %.
Për sa i përket daljeve të shqiptarëve dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit maj 2019, janë 880.689 duke shënuar një rritje me 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2019, janë 403.407. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është ulur 3,3 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesëmujorin e parë 2019, është 2.196.873 duke u rritur 10,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Komente
