Në dhimbjen e jashtëzakonshme për ndarjen nga jeta të princit të ndjerë, për mbretëreshën Elisabeth, ka një ngushëllim, që ajo dhe Princi Philip ishin së bashku deri në frymën e fundit.
Pas më shumë se 7 dekadash së bashku, një jetë e ndërthurur me dashuri dhe detyrë, kjo gjë mund të jetë një nga ato ngushëllimet e vogla.
Prania e tij fizike - aq qetësuese pas shumë dramave familjare, i ka dhënë një forcë të jashtëzakonshme mbretëreshës. Në ditët e fundit I lodhur fizikisht dhe jo në gjendje të t’I ofronte mbështetjen që nuk I ka munguar kurrë mbretëreshës, I dha asaj mundësinë të shlyente pak atë.
Oraret e brendshme të tilla si orët e ngrënies u ndryshuan për ta akomoduar atë kur ai ndjente se ishte mjaft i fortë për t'u bashkuar me të.
Edhe pas problemeve shëndetësore të javëve të fundit, të dy ishin në gjendje të shijonin kohën me njëri-tjetrin si gjithmonë.
Në javët e fundit ai shpesh flinte për pjesën më të madhe të ditës, por kishte momente të kthjelltësisë së madhe dhe së bashku të gëzueshme.
Në rrëfimet e stafit tregohet së në një moment atij i ranë nga duart syzet e leximit. Një i pranishëm u afrua menjëherë për t'i marrë.
"Mos u shqetëso", tha duka, duke ngritur krahun. 'Unë do të bëj atë.' Dhe kështu bëri, duke u përkulur në dysheme. Në një rast tjetër Mbretëresha ishte dëgjuar duke thënë se burri i saj prej 73 vjetësh po refuzonte të përdorte aparatin e tij të dëgjimit. "Kjo do të thotë që ne duhet të bërtasim", tha ajo.
E ndërsa të tjerë janë të fokusuar në 100 vjetorin e tij, i cili nuk do të ndodhë si dikur.
Por duka nuk ishte njeri sentimental. Për të ishte shumë më e rëndësishme të vdiste në shtëpi në shtratin e tij dhe jo në spitale të shtrenjta dhe i vetëm.
Ditët e fundit ai shpesh ishte i mbyllur në dhomën e tij, por në javët pas largimit nga spitali muajin e kaluar ai kishte qenë më i qetë.
Rutinat e tij të zakonshme ndryshuan shumë së fundmi dhe ai anuloi çajin e tij të mëngjesit në orën 7.30 ku në mesin e pasurive të pakta personale që mbante gjithmonë të ekspozuara, kishte dy fotografi njëra nga gruaja e tij dhe tjetra nga nëna e tij.
Në mënyrë intriguese, në mesin e fotografive familjare të fëmijëve, nipërve dhe mbesave ai gjithmonë mbante në tryezën e tij të zyrës , një foto nga Princi Charles dhe Princesha Diana në ditën e martesës së tyre.
Në ato ditë kur ai ndjehej mjaft i fortë për të dalë nga dhoma e tij, ai ndihmohej nga shërbëtorët për t’u bërë gati.
Në ditët e ngrohta ai kërkonte që me orë të tëra të qëndronte në diell me një qilim mbi këmbët e tij.
Ecja ishte e vështirë dhe rreth banesës përdorte një shkop. Herë pas here ai e lejonte që ta shëtisnin me karrocë , edhe pse herën e parë kur ia kishin sjellë ai kishte bërtitur që ta largonin atë. Për ta karroca ishte shenjë dobësie, por që në fund i ishte dorëzuar asaj në këmbim të një shëtitje në diell.
Megjithat ëpo të mos ishte për pandeminë, gjërat mund të kishin pasur një rrjedhë tjetër. Vitet e fundit ai kishte jetuar shumicën e kohës në Wood Farm, shumicën e kohës vetëm dhe rrallëherë me mbretëreshën.
Sapo filloi shtetrrethimi hyri në fuqi, Philip u zhvendos në Windsor për t'u bashkuar me Mbretëreshën. Ai u kthye në fermën e tij të dashur vetëm për festën e falënderimeve së bashku me Mbretëreshën. Pasi shkurtuan qëndrimin e tyre në Balmoral verën e kaluar në vetëm gjashtë javë, ata më pas kaluan tre javë në shtyllën e Norfolk. Me orenditë e thjeshta dhe madhësinë modeste ajo ndërtesë ishte më e afërta me një jetë të zakonshme.
Philipi e donte vetminë e Norfolkut të veriut. Kur qëndronte atje i vetëm, ai kishte vetëm një shërbëtor dhe një kuzhinier për t'u kujdesur për të. Por pas sëmundjes së tij dhe me vendin në shtetrrethim perspektiva që ai të kthehej në fermë ishte e pamundur.
Pas lirimit të tij nga spitali, u lëshuan udhëzime që ai të ndihej sa më komod. Edhe pse deri në momentet e fundit ishte i vetëdijshëm dhe mund të fliste, ai nuk ishte adhurues i telefonatave apo thirrjeve në Zoom.
Por ai ishte i zhgënjyer nga kufizimet e Covid, të cilat jo vetëm kufizonin vizitat nga familja, por nënkuptonin vështirësi në kujdesin mjekësor që i duhej.
Shëndeti i tij nuk pati në asnjë moment përkeqësim të menjëhershëm por ishte graduale. Në fillim të kësaj jave, stafi tha se Philip ishte 'në formë të mirë'. Ai ishte ende duke lexuar dhe shkruar letra.
Mos harroni, ky ishte një njeri që mburrej me aftësinë e tij dhe rrallë ankohej, edhe pse nuk ishte pa dhimbje.
E ndërsa shëndeti i tij përkeqësohej orë pas ore, provat për dhënien e lajmit të vdekjes së tij kishin filluar. Natën vonë, një ekip këmbësorësh në Pallatin Buckingham kishin praktikuar vendosjen e deklaratës zyrtare të shtypur në lidhje me vdekjen e dukës.
Dje detyra u krye nga dy gra, pjesë e ekipit të këmbësorëve të Pallatit. Philip, i cili bëri aq shumë për të modernizuar Pallatin me siguri do ta kishte miratuar një gjë të tillë.
Me një thënie të saj për Princin Philip në vitin 1997 Mbretëresha Elizabeth ka zgjedhur të kujtojë atë në rrjetet sociale: "Ishte thjesht forca ime". Një fjali nga 1997 për të ri sjellë në vëmendje mirënjohjen për burrin e ndjerë.
"Ai ishte, thjesht, forca ime dhe ka qëndruar me mua për gjithë këto vite. Unë, e gjithë familja dhe shumë vende, i detyrohem atij një borxh më të madh sesa ai do të pretendonte ndonjëherë":
Fraza e përdorur si një deklaratë publike e lidhjes me Philip u shqiptua nga sovrania angleze gjatë kremtimeve të 50 vjetorit të martesës së tyre.
Në kurorëzimin e Mbretëreshës Duka i Edinburgut u betua të ishte zot i jetës së Madhërisë së saj dhe ai ishte një bashkëshort i përkushtuar për rreth 70 vjet, nga kurorëzimi i Mbretëreshës deri në vdekjen e tij.
Një fjali, kjo, që dëshiron të sheshojë dhe zhdukë thashethemet e ndryshme në lidhje me marrëdhëniet e tij jashtëmartesore që kanë qarkulluar ndër vite dhe që janë shfaqur përsëri në ditën e vdekjes së tij.
Në botën reale, Princi Philip gjithmonë do ta kishte përshkruar Mbretëreshën Elizabeth si një grua "shumë tolerante", një mbiemër që shpesh ka qenë i lidhur me aftësinë dhe mënyrën e Elizabetës II për të fshehur dhe kapërcyer gjithmonë akuzat për tradhtinë e pretenduar të Dukës.
Edhe pse në bazë të të deklaratave të shumta ata kishin qënë 63 herë afër divorcit, ata kaluan një jetë së bashku dhe mbretëresha vendosi ta kujtojë me fjalë të ëmbla dhe mirënjohje për Dukën.