Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thirrur më 15 mars një protestë me alibinë e mbylljes së rrjetit social TikTok në Shqipëri.
Por a është vërtetë shqetësimi kryesor i ish-kryeministrit, që ndodhet nën akuzë dhe i pandehur prej më shumë se një viti nga SPAK për aferën “Partizani”, rinia dhe fjala e lirë?
Gazetari Flogert Muça ka qenë i ftuar në Report TV pasditen e sotme (8 Mars), ku bëri analizën e situatës në kampin opozitar dhe qëllimet e kreut të selisë blu.
Dhe konkluzioni politik sipas tij është se Berisha ka vetëm hallet personale dhe jo ato qytetare, duke kujtuar se po thërret edhe të mitur në protestë duke bërë jo vetëm shkelje morale, por edhe penale. Teksa qëllim ka tërheqjen e vëmendjes nga çështja kryesore, 17 vjetori i tragjedisë së Gërdecit me 26 të vrarë në shpërthimin katastrofik më 15 mars 2008, ku e përfshirë rezultoi edhe familja e tij.
Dhe për t’i bërë qytetarët që ta harrojnë, sikurse edhe si mundim personal i tij nga ajo ditë tragjike, ka thirrur një protestë. Muça ngriti pyetjen publike se si në të gjitha ngjarjet e rënda të Shqipërisë, gjendet pikërisht emri dhe janë të lidhura me emrin e Sali Berishës.
“Doktori nuk e bën gjumin e qetë prej asaj nate të 15 marsit. Ai po përdor edhe minorenët me një shkelje të rëndë morale dhe penale, duke përfshirë fëmijët në protestë gjoja për TikTok. Halli i Berishës është i madh, nuk e ka te TikTok, por do të tërheqë vëmendjen nga 15 Marsi 2008 i Gërdecit. Po bën shkelje morale dhe penale të rëndë. Ai do që t’i bëjë presion Drejtësisë. Protestën e bën vetëm për shantazh, për të arritur një qëllim, presion drejtësisë.
Si ka mundësi që në të gjitha ngjarjet e rënda gjendet i njëjti njeri; Sali Berisha! Dhe tani ai pretendon se është mbrojtës i fjalës së lirë, me protestën e TikTok. Ai është pas Gërdecit dhe 21 Janarit, tani bën protestë më 15 mars për të harruar atë tragjedi. Fjala e lirë e goditur, gjobitur dhe dëmtuar nga Berisha prej vitit 1996, 1997, Gërdecit, 21 Janarit”, shprehet Muça për Report TV.
Në lidhje me situatë zgjedhore dhe aleancën e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Muça ironizoi koalicionin e Berishës, duke thënë se ka thirrur për betejën e tij të fundit, ushtarët e vjetër me të cilët humbi më 2013.
“I ka varur shpresat te Trump, e quan atë fitore të tij. Ai ka hall personal dhe të familjes, do të mbajë partinë, ndaj ka larguar edhe aleatët e tij më të vjetër, si rasti i Dashamir Shehit dhe ka afruar të rinj që nuk njihen. Doktori për herë të fundit po mbledh ushtrinë e tij të vjetër për betejën finale personale, se fatin politik e ka të destinuar të humbasë. Berisha drejt zgjedhjeve me ekipin humbës të vitit 2013”, vijon gazetari.
Por duke iu referuar dyshimeve dhe zërave të fundit, ai ngre një shqetësim. Duke nënvizuar se strategjia e vetme e ‘doktorit’ janë shantazhet, presionet dhe kërcënimet, ngre dyshimin se mos ato ndikojnë te drejtësia e re, SPAK-GJKKO.
“Shpresoj shumë që SPAK të mos jetë nën kërcënimin e doktorit, se ka zëra që SPAK po presionohet nga Berisha. Doktori nuk do t’ia dijë për asgjë, përveç hallit të tij personal, sepse ai ka vetëm hallin personal. Doktori do vijojë të kërcënojë e shantazhojë, do ketë të njëjta qëndrime dhe nuk do ndryshojë. Çështja është a do i funksionojnë këto presione dhe kërcënime të tij te drejtësia dhe institucionet. Ka sinjale negative edhe nga çështja Veliaj si rast, se SPAK është vënë nën presion”, përfundon Muça analizën e tij.
Komente

Sali non grata duhet çuar në psikiatri sepse është i çmendur,tik tok është pa filtra ka vjedhje vrasje dhe pornografi gjë që ndikon te moshat e reja që vriten si në rastin konkret.Këtë e kërkuan shumica e prindërve në bashkëbisedimet me kryeministrin.
PërgjigjuFatkeqesia me e madhe e Shqiperise eshte qe nje njeri si sali birishi thote dhe ben ç'far ti doje qefi dhe asnji nuk e mer mundimin ta therrasi atje siç bejne edhe me te tjete dhe jo vetem te dyja komet me nji sandalle po nji te tredhme tani ne mosh nuk do te ishte keq PLERA JO PA QELLIM E KA BO ATE PROTESTE NE DITEN E GERDECIT QE PROTESTA TE JETE NE PLAN TE PAR DHE PER GERDECIN MOS TE FLASI NJERI. Me keto gjona qe ai bon dhe se vret menjen njeri me duket se me shume PLERA PO NA DALIN SPAKU DHE GJYKATAT
PërgjigjuRrespek per ty o Fogers , analiz e sakte por spaku e ka frike saliun sepse ai dumani e gjykoi salen dhe dha ate vendim pacavure ne favor te saliut , spaku kerkon qe te respektohen institucionet e pa varura , po vete spaku pse nuk e zbaton vendimin e Strasburgut ? Aaabeni si them une e mos beni si bej une .ky eshte spaku .
Përgjigju