Kumbulla, Ajeti dhe Muçi

Muçi dhe Ajeti zgjidhen në formacionin e javës në Turqi, Kumbulla në La Liga

8 Tetor, 09:22| Përditesimi: 8 Tetor, 09:27

  • Share

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti janë përzgjedhur në formacionin e javës se tetë në Superligën turke nga faqja 'Sofascore'. Veç tyre, edhe Kumbulla është mes më të mirëve në La Liga, me mbrojtësin që gjeti golin e parë me Espanyol.

Muçi është aktivizuar për 87 minuta me fanellën e Besiktas në barazimin 1-1 në transfertë përballë Gaziantep, duke qënë një nga më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e tij.

Ndërsa Ajeti ka luajtur si titullar për Bodrumspor në sfidën që skuadra e tij barazoi 0-0 përballë Kasimpasa.

Marash Kumbulla është bërë pjesë e më të mirëve të javës së nëntë në La Liga. 'Sofascore' e përfshiu në formacionin ideal pas golit dhe paraqitjes së bërë me Espanyol në fitoren 2-1 ndaj Mallorca.

Mbrojtësi i Kombëtares është titullar i padiskutueshëm tek ekipi katalanas ku u huazua për këtë sezon nga Roma.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?