Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka

Muçi dhe Çelhaka protagonistë, Legia fiton Kupën e Polonisë

3 Maj 2023, 17:01
  • Share

Legia e Varshavës ka fituar për herë të 20-të Kupën e Polonisë. Këtë herë protagonistë në fushë kanë qenë edhe dy futbollistët e Kombëtares, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka. Dyshja mori minuta, teksa skuadra nga Varshava fitoi pas 120 minutave lojë të mbyllura 0-0, duke u treguar më të saktë nga penalltitë (6-5).

Ernest Muçi e nisi ndeshjen nga minuta e parë, teksa luajti vetëm 43 minuta pasi i la vendin Naurockit. Në minutën e 85 në fushë u fut Çelhaka, që i zuri vendin Kapustkas.

Të dy futbollistët bënë një paraqitje të mirë, duke merituar edhe falenderimet në kanalet e komunikimit të klubit, për trofeun e tyre të parë me polakët. Kujtojmë se Muçi kaloi te Legia në dimrin e 2021, teksa vetëm pak muaj më vonë, gushtin e po atij viti edhe Çelhaka u bashkua me polakët, të dy nga Tirana.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?