Ernest Muçi dhe Sylvinho

Sport

Muçi 'ngroh' stolin, krisje me Sylvinhon? Trajneri: Duhet ta meritojë

25 Mars, 09:01| Përditesimi: 25 Mars, 09:05

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të hënën (24 mars) 3-0 kundër Andorrës për grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë siguruan tri pikët e para dhe duhet se humbja në Londër u harrua.

Pas ndeshjes nga mediet trajneri Sylvinho u pyet edhe për Ernest Muçin. Sulmuesi i Besiktas paçka se ishte i grumbulluar nuk mori asnjë minutë në dy takime. Trajneri tha se në ekip ka meritokraci, duke e kaluar topin te Muçi.

"Sa i përket Muçit e shumë të tjerëve, kjo është meritokraci, lojtari që është jashtë duhet të marrë vendin e atij në pankine dhe ai në pankinë, atij që luan. Në Kombëtare luhet 10 ditë, vlen çdo nxehmje, çdo ushtrim, çdo mbajtje topi ka rëndësi. Se nuk ka kohë, ata janë pak ditë, duhet të shpejtojnë të gjithë.

Ai që përshpejton, merr vendin. Por duhet të përshpejtojnë të gjithë. Varet nga lojtari. Uzuni ishte mirë në Angli, hyri mirë në lojë, shënoi. Ky është rrugëtimi natyral”, tha Sylvinho për SuperSport.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 25/03/2025 12:07

    Ne Angli duhet te luanim me skemen 4 3 3 , si me Andoren. Nje nga punet e mira te trainerit eshte dhe ana psikokologjike duke inkurajuar lojtaret drejt perballjes serioze me cdo kundershtar ,kushdo qofte ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?