Politikë

Muçollari për Report Tv: Vota për partitë e reja mban në pushtet Ramën! Do fitojmë dhe do i njohim zgjedhjet, në Tiranë synojmë 18 mandate! Për kontratën e lobimit s’paguan PD

7 Maj, 16:37| Përditesimi: 7 Maj, 16:56

  • Share

Partia Demokratike do i njohë zgjedhjet, pasi do i fitojë ato më 11 maj, kurse emri i kryeministrit do të zgjidhet me një proces në Primare pas kësaj date.

Kjo ishte deklarata e kandidatit të listës së hapur të PD-ADSHM për qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari, sot për ‘Studio Live’.

Përfaqësuesi i PD-së tha se opozita synon deri në 18 mandate në Tiranë dhe fitoren në të gjithë Shqipërinë. Për kontratën e lobimit, Muçollari u shpreh për Report Tv se ajo nuk bëhej me paratë e PD-së, por të një fondacioni të patriotëve shqiptarë në Amerikë.

Ai apeloi që qytetarët të mos votonin partitë e reja dhe të vogla, pasi vota për to shkon automatikisht për Edi Ramën, sepse nuk përkthehen në mandat deputeti. Muçollari theksoi se mazhoranca po tenton të blejë apo vjedhë zgjedhjet, por nuk do lejohet as nga opozita dhe as nga faktori ndërkombëtar.

“Kemi mikpritje nga qytetarët, takime me njerëz të rastësishëm për hallet dhe problemet reale të qytetarëve, e se si mund t’i zgjidhim ato. Objektivi i PD është të largojmë këtë qeverisje dhe të rikthejmë një program që e bën vendin tonë të jetueshëm. Të fitojmë zgjedhjet dhe zbatojmë programin. Për Tiranën do thoja se objektiv është 17-18 mandate, po pse jo edhe 19 mandate duke parë ecurinë, pasi dotë ketë një votim masiv për PD”, u shpreh ai për moderatorin Arbër Hitaj.

Muçollari ngriti edhe problematikën e mungesës së investimeve në zonat e Astirit, Yzberishtit dhe asaj të Lanës, duke sulmuar edhe kandidatin rival në këtë rajon, deputetin Plarent Ndreca.

“Zona e Yzberishtit dhe Astirit ka probleme të mëdha, ku nuk ka as shkollë, e po të shohesh votimet do bëhen në kontejnerë. Problem tjetër është mungesa e dëmshpërblimit për qytetarët që jetojnë buzë Lanës për pronat e tyre. Pas 11 majit do të dëmshpërblehen për pronar e tyre. Nuk mund ta ndjek dot aktivitetin e të gjithë kandidatëve tanë, por mund të them se janë në terren me njerëzit. Nuk ka më qytetar që mund të mashtrohet nga kandidat si Plarent Ndreca, që ka dhe probleme me SPAK dhe në dijeninë time nuk del dot as jashtë Shqipërisë. Mjafton të shohësh emrin e tij në listën e kandidatëve të PS, për të vlerësuar se çfarë mund të presin qytetarët në zonën e Astirit apo Yzberishtit. Në atë zonë nuk ka as shkollë për fëmijët. Ne kemi program për të fituar mazhorancën dhe zgjedhjet. Po punojmë me programin elektoral”, vijoi kandidati i PD-së.

Muçollari u pyet edhe për mungesën e konsulentit Chris LaCivita në fushatën e PD-së, pasi u largua menjëherë pas hapjes së fushatës elektorale.

“LaCivita ka ardhur disa herë dhe do vijë përsëri. Këshillat e tij vlejnë, sepse ka qenë strategu i presidentit Trump. Ne i dëgjojmë këshillat e tij dhe janë shumë të vlefshme”, tha ai.

Ndërsa për kontratën 6 mln dollarë të lobimit të PD-ADSHM me kompaninë amerikane ‘Continental”, u shpreh se nuk paguan selia blu nga fondet e saj dhe se kryetari Sali Berisha e kishte shpjeguar.

“Zoti Berisha e ka deklaruar kontratën e lobimit, e ezauruar dhe detajuar, një kontribut e patriotëve shqiptarë ndaj PD-së. Kemi avokatin e presidentit Trump, i cili këshillon PD. Kontrata nuk lidhet me fondet e PD-së dhe kjo është shpjeguar, është një ndihmë nga patriotët shqiptarë atje nëpërmjet një fondacioni”, u shpreh kandidati.

Ai ngriti edhe shqetësimin për tentativat e mazhorancës për të ndërhyrë në zgjedhje, por shtoi se opozita dhe faktori ndërkombëtar nuk do e lejojnë. Kurse për njohjen e zgjedhjeve pohoi se PD do e pranonte rezultatin, pasi do ishte edhe fituesja më 11 maj.

“Do ketë reagim për përdorimin e administratës publike dhe bandave kriminale. Shoh përdorimin e fondeve publike, përdorimin e administratës, korrupsionit për vjedhjen e zgjedhjeve. Më 11 maj çdo gjë do jetë ndryshe, Rama i ka dhënë provat se i vjedh zgjedhjet. Berisha i ka kthyer opozitën vendit dhe do largojë keqqeverisjen. Tentativat për vjedhje vote ka dhe janë të vazhdueshme në terren, por unë mendoj se qytetarët do ta refuzojnë. Ata kërkojnë ndryshim. Të gjitha tentativat dhe presioni për votën nëpërmjet bandave po ndodhin, por Rama nuk ka më garanci për të vjedhur më zgjedhjet, pasi moniorimi ëhstë i vazhdueshëm, edhe nga faktori ndërkombëtar. Do e shohim se si do i tentojë që t’i vjedhë. PD do i fitojë zgjedhjet dhe sigurisht që do i njohë”, vijoi Muçollari për Report Tv.

Ai apeloi që qytetarët të mos e çonin dëm votën e tyre te partitë e vogla apo të reja, sepse përveç ndonjërës prej tyre, nuk do të bëhej dot përkthimi në mandat deputeti.

“Nuk mendoj se partitë e vogla do prodhojnë mandat, me përjashtim të ndonjërës. Ndaj i them qytetarëve se çdo votë për partitë e vogla shkon dëm. Do jetë një votë me qëllim apo pa qëllim për Ramën, nëse hidhet për partitë e vogla”, tha kandidati.

Kurse pyetjes nëse Berisha do jetë kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet, Muçollari iu përgjigj:

“PD e ka në statut ku pas zgjedhjeve vendoset me Primare se kush do jetë kryeministri i ri nëse fitohen zgjedhjet. Por qëllimi është fitorja e zgjedhjeve dhe jo emri i një personi”.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdosh: 07/05/2025 18:14

    inflacioni i numrit te mandateve vazhdon. Vetem Kryemadhi do duhet te japi numrin e saj dhe pasi Llapaj ka thene qe do marrin 70, del qe PS do marri therrimet edhe pse te gjitha te dhenat thone qe PS do marri 76-82 mandate.PD-ja 18 mandate ne Tirane!!!! As ne ditet me te mira PD nuk ka arritur dhe nuk do arrije keto numra ne Tirane! Sipas modelimeve PD mund te marri 12-14 mandate ne Tirane, me shance me te medha per 12 mandate

    Përgjigju
  • DEVOLLIU: 07/05/2025 16:51

    Muçollar o djalë me orgjin nga juglindia SI SHUMË I SIGURTË JE NË ATO QË THUA,POR MOS VALLË BËNË VAKI SE NJË DITË JEP LLOGARI SI DORËZËNË?????UNË E DI QË AANDEJ NGA ANA JONË ÇDO GJË E KANË TË TYREN DHE NUK JAN BEDEL.?.KUJDES SE JE I RI DHE BËNË VAKI NDONJË GJË... ?????NESËR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?