Muffins me perime
Përbërësit:
4 vezë
80 ml vaj ( 1 filxhan kafeje dhe 1 lugë gjelle)
1 filxhan çaji kos
2 lugë gjelle parmixhano I grirë
kripë
2 lugë gjelle niseshte patate
250 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Perimet
1 kungull
3-4 domate qershi
ullinj
djath
Përgatitja:
Në një tas vendosim vezët e plota i përziejmë ato duke shtuar vajin, kosin, niseshte, kripë,miell, pluhur pjekës I përziejmë të gjithë përbërësit në tas.
Në një tepsi në formë Muffins vendosim nga një letër të posaçme dhe mbushim me brum 3/4 e kupave.
Presim kungullin në rende nga ana më e trashë, domatet në 1/4 ullinjtë në rrathë dhe dekorojmë ose mbushim pjesën tjetër të mbetur bosh tek kupat.Po ashtu dhe djathin e grijmë trashë I ndajmë këto sipas shijeve tona ose për cdo shije nga 3 kupa vendpsim tavën e furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta.