Përbërësit :
2 banane
1 kokërr vezë
80 gr sgeqer
100 ml qumësht
100 gr gjalp
220 gr miell
2 lugë çaji pluhur pjekës
¼ lugë çaji kanellë
Kripë
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 175 gradë. Vendosim kupa letre në një tepsi me forma për Muffins. Në një tas bashkojmë të gjithë përbësrësit e thatë si mielli, pluhuri pjekës, kripa dhe kanella. I trazojmë me tel dore dhe i lëmë mënjanë.
Në një tas tjetër bashkojmë përbërësit e lëngshëm. Shtypim bananet me një pirun dhe shtojmë sheqerin, vezët, gjalpin , qumështin duke i përzier mirë së bashku. I shtojmë këto tek tasi me miell duke i trazuar vazhdimisht përbërësit e lëngshëm me përbërësit e thatë. Kur shohim se është formuar një brum homogjen , shtojmë çokollatën në formë pike. I trazojmë mirë dhe më pas mbushim ¾ e kupave dhe i vendosim në tepsi për 20-25 minuta.
Receta e dytë : Qofte me kungull
2 kunguj të njomë
150 gr gjizë ose djath
3 lugë gjelle parmixhan i grirë
3 lugë gjelle miell
1 kokërr vezë
Vaj për skuqje
Kripë + piper
Erza sipas preferencës
Për sallatën:
300 gr domate qershi
1 qepë e kuqe e vogël
2 degë nenexhik
3 degë kopër
Për dresing-un
2 lugë gjelle uthull e kuqe
Pak sheqer
Kripë + piper
Vaj ulliri
Fillimisht grijmë kungullin në rende dhe e spërkasim me pak kripë dhe e lëmë 10 minuta. Më pas e shtrydhim fort për të larguar ujin dhe e vendosim në një tas ku do të shtojmë gjizë, 3 lugë gjelle parmixhanë të grirë hollë, 3 lugë gjelle miell , kripë dhe piper të zi, vezë e erza . Të gjitha këto përbërës i trazojmë mirë me dorë dhe e lëmë brumin të pushojë pak për 15 minuta.
Ngrohim vajin dhe me ndihmën e një luge vendosim qoftet duke i lënë ato 3 minuta nga çdo anë deri sa ato të skuqen dhe të marrin një ngjyrë të artë. I largojmë nga zjarri duke i vendosur në një pjatë zjarrduruese. Para se ti shërbejmë mund ti ngrohim në furrë për 5 minuta në temperaturë 180 gradë.I shërbejmë me sallatë me domate dhe erëza.
Ju bëftë mirë !