Kryeministri Edi Rama ka ironuzuar përsëri ditën e sotme (20 mars) me një video-postim në rrjetin social Facebook, kreun e PD-së, Sali Berisha.
Me një pamje të tre bufave, kreu i mazhorancës i ka vënë në sfond pjesë nga një fjalim i radhës i Berishës, ku flet për “sakrifica, padrejtësi dhe mangësi”.
Shefi i qeverisë socialiste e ka përshkruar këtë episod të radhës me batutën: “Muhabet kënete...”.
Teksa në sfond është edhe pjesa e fjalimit të Berishës:
“Kam ndjeshmëri të veçantë për sakrificën, privacionin, padrejtësinë... të trija së bashku. Por mos na errësojnë mangësitë, atë ç’ka kemi para, përpara kemi një shans të vërtetë...”.
Komente
