Receta

Muhalebi me fruta të thata nga zonja Albana

25 Mars, 11:45| Përditesimi: 25 Mars, 11:47

  • Share

Muhalebi me fruta të thata

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 80 gr niseshte misri ose miell orizi
  • 1 lugë çaji ujë trëndafili ose ujë portokalli
  • 1 pako vanilje
  • 100 gr fruta të thata të përziera
  • Pak kanellë pluhur

Përgatitja:

Frutat e thata mund t’i kavërdisim lehtë në një tigan të thatë për disa minuta që të lëshojnë aromën e tyre ose mund t'i përdorim ashtu siç janë. Nëse duam një shije më të ëmbël, mund t’i karamelizojmë me pak sheqer dhe ujë derisa të marrin një shkëlqim të lehtë. Fillojmë të përgatisim muhalebinë. Në një enë përziejmë niseshtenë me pak qumësht të ftohtë derisa të tretet plotësisht, që të shmangim krijimin e kokrrizave. Vendosim qumështin e mbetur në një tenxhere dhe shtojmë sheqerin. E ngrohim në zjarr mesatar pa arritur pikën e vlimit. Shtojmë përzierjen me niseshte ngadalë, duke e përzier vazhdimisht me një tel kuzhine ose lugë druri, që të mos krijohen kokrriza. Vazhdojmë përzierjen derisa masa të trashet dhe të fillojë të shkëputet pak nga anët e tenxheres (zakonisht 7–10 minuta). Në fund shtojmë vaniljen dhe ujin e trëndafilit, e përziejmë mirë dhe e heqim nga zjarri. Ndajmë muhalebinë në tasa ose gota servirjeje. Sipër shtojmë frutat e thata, duke i shpërndarë në mënyrë të barabartë. Sipas dëshirës mund të bëjmë një spërkatje të lehtë me pak kanellë pluhur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?