DIBËR-Ruajtja e traditës dhe trashëgimi brez pas brezi mbetet një nga pasuritë e shqiptarëve, nga jugu në veri. Report TV sjell historinë 150-vjeçare që i ka mbijetuar kohës. Ky mulli shekullor në fshatin Valikadhë të Njësisë Administrative Zërçan në Dibër,u ka shërbyer banorëve të këtij qyteti që në kohën e mbretit Zog, në komunizëm e demokraci.
Ismet Hidri rrëfen se si fillimisht në këtë mulli punoi gjyshi i tij për 50 vjet më e radhe, ndërsa e trashëgoi tek i biri, për t’u menaxhuar së fundmi nga vetë ai.
“Ky mulli ka 150 vjet. Këtu ka punuar gjyshi im me vite, ka punuar babai im, dhe unë do ta mbaj sa të jem gjallë, prandaj kam bërë edhe këtë investim për ta mbajtur. Këtu kanë punuar furrat e kooperativës, janë mbajtur tre katunde me mullirin, punonte baba. Edhe në demokraci ka punuar babi, dhe unë kam 5 vite që e kam marrë”,tha mullixhiu.
Për Ismetin, ruajtja e traditës është më e rëndësishme sesa përfitimi financiar.
“Është edhe sevap, por është edhe punë dhe traditë. Këtu bluajnë 10 katunde, Shupenza, Golloborda, Zerçani apo Krajka por ama duhet korrektësi e madhe për të shërbyer. Kam lënë çdo punë por këtë nuk e lej sepse është traditë dhe është trashëguar në tre breza sa të jem gjallë nuk e lej”, thotë Ismeti.
Edhe pse Ismeti, pronari i tretë i këtij mulliri, ka kryer një investim rreth 300 mijë lekësh, për ta mbajtur gjallë këtë trashëgimi, procedura realizohet si në kohët ‘primitive’.
“Unë kam bërë një investim sepse ai ishte degraduar kishte për tu shembur. Ky mulli punon me uji, është tamam si para 150 vitesh, është me uji është me fletë”, pohon Ismeti.
Dëshira e Ismetit është që kjo trashëgimi të ruhet edhe nga fëmijët dhe pasardhësit e tyre...
“Unë dua ta trashëgoj por varet se sa do të ma marrin”, thotë Ismeti.
Në këtë mulli, bluajnë misër dhe grurë e gjithë zona e Dibrës.
Mullinjte,kane dhe ata turistet e vizitoret e tyre,sidomos udhetare te rastit.Mullinjte e Hollandes jane me fame.Por shikoj qe ketij mulliri i ka bere disa nderhyrje qe ulin piket per sa i perket ruajtjes si objek antikuar:Se pari catia eshte moderne,gjithashtu dhe ajo pjesa metalike e fucise e vene rreth mokres ul piket.Gjithashtu do sugjeroja qe te rregulloje pak pjesen jashte mullirit,sepse le shume per te deshiruar!
PërgjigjuRrespekti i shokve asht i vlefshum,prej ndrrimit të tret i thot shoku shokut po shkojm me fal Bajramin bashkë pushojm pak tek unë dhe kthehesh n'katun,pranon kur shkojn tek shpia i thot skem ngran kurgja prej darke urdhno qarte pak se unë po dal ktu afër me i mar do pem,shoku thot qum knaqi kjo krelan misri veq tek asht pak ma e ambel,me nji bakall ujë tftoftë umë knaqi,nusja e shokut po i bertet pse na prune ket gomar,e hanger krejt bakllaven,shoku a qisaj ju po i thojshit bakllav a,izen u qova
PërgjigjuTi qe qesh dhe zgerdhihesh Ha ha ha sa shkolle ke te lutem? Shko ne Viene shiko pallatin mbreteror shiko edhe mullirin qe eshte ngjitur me te i ruajtur dhe i kthyer ne atraksion turistik ku nga vizita ne keto objekte shteti austriak fiton shuma te konsiderueshme.
PërgjigjuKam shkollim te mjaftueshm per te ditur se Shqiperia ka aq shume objekte historike te ndertuara qysh nga Epoka e Bronzit (konkretisht fundi i mijevjecarit te 2-te p.e.s.) deri ne Mesjeten e vonshme, sa nje turisti s'do i dilte koha per te vizituar nje mulli 150 vjecar edhe sikur te qendronte ne Shqiperi per 3 muaj. Dhe krahasimi me Vienen nuk ka shume vlere, sepse Shqiperia ka histori shume me te lashte se Austria. Madje me te lashte se Greqia.
Bravoooooooi Pasuri Kombetare bravo z Ismet trashegoua dhe femijeve!
PërgjigjuBravo ky objekt te shpallet monument kulture dhe te behet atraksion turistik ku te vizitohet nga turistet dhe z. Ismet Hidri mullixhi prane ketij mulliri 150 vjecar ti jepet certifikata e mirenjohjes.
PërgjigjuO profesor, te shpallet monument kulture nje mulli 150 vjecar?! Pse ore, pak objekte historike kemi neve qe te mburremi me nje mulli te tille? Kemi sa e sa keshtjellat dhe kisha mesjetare mesjetes, dhe rrenoja qytetesh antike mijera vjecare. Me ke tallesh ti qe propozon per objekt kulture nje mulli te shek. 19-te?