Pele

'Mund ta hapni kur mos jem më mes jush', cfarë ka në dollapin e Pele të mbyllur 40 vite më parë

4 Janar 2023, 19:50| Përditesimi: 4 Janar 2023, 19:53

  • Share

Legjenda braziliane e futbollit, Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Tre herë fituesi i Kupës së Botës u përcoll me nderime në banesën e fundit, teksa në Brazil u shpallën tre ditë zie.

Tanimë mediet në Brazil bëjnë me dije se interes ka të shihet nëse do hapet kutia e Pele në dhomat e zhveshjes së Santos. Prej 40 vitesh, atëherë kur la futbollin, klubi brazilian nuk e ka hapur dollapin e tij në dhomat e zhveshjes, me ish-futbollistin që kishte kërkuar diçka të tillë.

"Askush nuk e ka zënë vendin që ishte i Pele në dhomat e zhveshjes të Santos. Ka atje një dollap që është i mbyllur që kur luajti për herë të fundit me këtë klub. Ai ka vendosur disa gjëra aty brenda, e mbylli dhe tha ‘mund ta hapni kur unë të mos jem më mes jush’”, shpjegoi ish-futbollisti Gustavo Leal. I mbrojtur me fanatizëm, do jetë klubi i Santos që do vendosë t'i japë fund misterit për sendet që gjenden në të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?