Foto Ilustruese

Lifestyle

Mund të blini një shtëpi me një euro, njihuni me vendin që ka bërë njoftimin e ‘çmendur’

19 Janar 2019, 20:08| Përditesimi: 19 Janar 2019, 20:12

  • Share

Sambuca është një qytet në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë, por zhvendosja drejt metropolit ka bërë që kjo zonë e bukur të mbetet thuajse e pabanuar. Për këtë arsye kryetari i bashkisë së zonës ka menduar që të gjitha shtëpitë e pabanuara t’i nxjerrë në shije për vlerën 1 euro.

 “Në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze. Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë,”- ka deklaruar Giuseppe Cacioppo, shkruan “Ansa”.

Mirëpo blerja e kësaj shtëpie ka disa kushte për pronarët e rinj. Ata duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë eurosh, si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë eurosh. Pasi të bëhet rikonstruktimi i shtëpisë, menjëherë pronarët e rinj do t’i rimarrin 5 mijë euro që derdhë si depozitë sigurie.

Pavarsisht kushteve, menjëherë pas publikimit të njoftimit për shitjen e shtëpive, kërkesat kanë qenë të panumërta. Për pak orë kanë ardhur mbi 38 mijë kërkesa, pra shumë më tepër se sa shtëpitë e pabanuara që ndodhen në Sambuca.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?