Juxhin Xhaja

Mund të drejtojnë edhe në Champions League, Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta marrin 'grada' nga UEFA

23 Qershor 2023, 12:11| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 12:12

  • Share

Komiteti i Arbitrave në UEFA ka vlerësuar dy arbitrat nga Shqipëria, Juxhin Xhajën dhe Emanuela Rustën duke i promovuar në kategorinë e parë të arbitrimit, teksa kanë mundësinë të drejtojnë në kompeticionet më në zë evropiane.

Pas Enea Jorgjit, edhe dy arbitra të tjerë nga Shqipëria do kenë të drejtë të jenë pjesë e eventeve të rëndësishme. Më konkretisht Xhaja dhe Rusta kanë tashmë të drejtën të arbitrojnë në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.

Në dhjetor të vitit 2021 ishte Enea Jorgji ai që u përfshi në Kategorinë e Parë të arbitrave, ndërsa së bashku me Juxhin Xhajën (meshkuj) dhe Emanuela Rusta (femra) shkon në tre numri i arbitrave shqiptarë në këtë kategori.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?