'Mund të fitojmë Europianin', tifozët në festë pas kualifikimit! Amari nga Presheva: Jam gati të qaj

21 Nëntor 2023, 13:15| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 13:28

  • Share

Emocione të jashtëzakonshme provuan të hënën futbollistët dhe tifozët e kombëtares. Pas vërshëllimes së arbitrit në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, stadiumi Air Albania u shndërrua në një arenë gëzimi, falë performancës së këngëtarëve dhe fjalimeve që mbajtën heronjtë e Euro 2024. Në fund nuk munguan as fishekzjarret, që i dhanë më shumë ngjyra këtij momenti.

Ndërkohë jo më pak u festuar në sheshin Skenderbej ku ishte ngritur një fan zonë. Edhe pse nuk pati gola, pati shumë për të gëzuar, pasi kombëtarja ka bërë krenarë këdo me performancën e saj.

Për ‘Report TV’ u ndalën të tregonin emocionet disa tifozë, por njëri prej tyre më i veçantë, Amari, i cili rreth 2 vite më parë qante kur kombëtarja mposhtej nga Polonia.

“Është kënaqësi e imja që fitoi Shqipëria. Nuk e prita që do kualifikohej në Euro 2024. Kam shumë dëshirë për të shkuar në Gjermani dhe për ta përcjellë kombëtaren për të gjithë jetën time. Unë jetoj në Preshevë dhe isha në stadium. Shumë u kënaqa, e përjetova shumë saqë isha gati duke qarë,”-u shpreh Amar Hasani, tifoz i kombëtares.

“Ishte diçka e papritur për ne që Shqipëria të shkonte në Europian sepse e nisëm pak keq,”-tha një tifoz i Kombëtares.

“Kemi skuadër cilësore, është mbi mesataren e skuadrave. Do fitojmë edhe kampionatin europian nëse na ecën siç duhet,”-deklaroi një tjetër tifoz i Kombëtares.

“Më e lumtur se kurrë pasi kombëtarja e ka merituar kualifikimin,”-u shpreh një tifoze e Kombëtares.

Festa për kualifikimin e Shqipërisë në Europian ishte mbarëkombëtare pasi tifozët dolën në rrugë edhe në qytete si Prishtina e Tetova.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gasper: 21/11/2023 13:44

    Sa per te qeshur....ne fakt me ate loje te ndyre qe beri kombetarja e ka te sigurt eleminimin prandaj mos fluturoni me presh.....dje ishte nje turp qe u turperuan nga nje ekip modest.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?