Politikë

‘Mund të flas për dy ditë pa ndërprerje...!’ Berisha ‘ngec’ dhe para fermerëve, ngatërron shifrat: 1 milionë euro... 130 milionë euro!

2 Maj, 11:59| Përditesimi: 2 Maj, 13:10

  • Share

 

Teksa fliste para fermerëve të Dimalit në takimin elektoral, kreu i PD-së ‘ngeci’ përsëri teksa fliste për inceneratorin e Tiranës, të cilin e denonconte para të huajve në Kongresin e PPE-ve.

Ai ngatërroi shifrat, duke e korrigjuar menjëherë nga 1 milion euro, në 130 milionë euro.

Ky episod erdhi pikërisht pak sekonda pasi Berisha u tha të pranishmëve se “mund të fliste për 2 ditë me radhë para tyre pa ndërprerje”.

“Mësuesit do kenë rrogën 1500 euro minimumi, s’do ketë më klasa me 40 nxënës, por me 25 nxënës, nuk do ketë më mesatare për shkollën e lartë për nxënësit, do shkollohen të gjithë. 

Mund të flas dy ditë rresht pa ndërprerje për vjedhjet e ministrave të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Po kthehem nga një Kongres, e thashë edhe dje, kur u tregoja të huajve se për djegësin e Tianës ishin harxhuar 1 milionë... 130 milionë euro dhe ai djegës nuk ishte ndërtuar, duhet t’ua shpjegoja dy-tre herë që ata ta kuptonin...!”, tha ai teksa ngatërroi shifrën e inceneratorit.


Lajmi kryesor:

Berisha takim me fermerët e Dimalit: Do ju kthejmë paratë, Ballkani i Hapur do hidhet në kosh të plehrave që javën e parë! 200 euro pensionet në fshat, s'ka më çmime monopol


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?