Islanda po përgatitet për një shpërthim vullkanik në ditët në vijim. Por çfarë ndikimi mund të ketë? Ekziston mundësia që shpërthimi masiv vullkanik mund të fshijë një qytet të tërë, të lëshojë tym toksik dhe të shkaktojë ndotje të gjerë. Nëse ka një shpërthim, mund të ketë dëme të konsiderueshme në infrastrukturën lokale.
Vendi ka urdhëruar evakuime dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi aktiviteti sizmik po rritet rreth vullkanit Fagradalsfjall, i cili pritet të shpërthejë në ditët në vijim.
Njerëzit janë duke dëgjuar se si tingëllon në të vërtetë kjo zhurmë shqetësuese falë një aplikacioni që transformon frekuencat sizmike në lartësi të dëgjueshme. Earthtunes, i cili është zhvilluar nga Universiteti Northëestern, përcjell tinguj të regjistruar në një program që më pas mund të dëgjohen.
Rezultati është një kakofoni ‘e frikshme’ zhurmash teksa Reykjavik po goditet nga qindra tërmete.
Tingujt janë të ngjashëm me përplasjen e dyerve, përplasjen e breshrit në çati, thonë studiuesit.
“Aktiviteti është i frikshëm”, tha sizmologia Suzan van der Lee, e cila është një prej themeluesve të programit “Earthtunes”.
Që nga fundi i tetorit, rajoni që rrethon kryeqytetin islandez, Reykjavik, në jug-perëndim ka përjetuar një rritje të aktivitetit të tërmeteve.