Yeshua dhe vajza e tij 6-vjeçare

Bota

‘Mund të jesh gjithçka që dëshiron pavarësisht ngjyrës së lëkurës’, bashkëbisedimi i ngrohtë babë e bijë kalon mesazhe të forta dhe frymëzon: Me punë arrihet çdo gjë

9 Qershor 2021, 10:32| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 10:36

  • Share

SHBA- “Mund të jesh gjithçka që dëshiron pavarësisht ngjyrës së lëkurës”, këto janë fjalët e videos më virale të momentit, ku një baba me ngjyrë dhe vajza e tij e vogël 6-vjeçare, bashkëbisedojnë dhe përcjellin me buzëqeshje dhe forcë mesazhe frymëzuese.

Kory Yeshua, ka si qëllim t’i mësoj vogëlushes se me punë dhe dashuri arrihet gjithçka dhe e ngjyra e lëkurës nuk të përcakton.

“Babi të ka mësuar se mund të jesh gjithçka që dëshiron në këtë botë dhe nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës tënde”, shprehet Yeshua në fillim të videos.

Përmes bashkëbisedimit të tyre të ngrohtë ata bien dakord se njerëzit nuk duhet të gjykohen nga ngjyra e lëkurës por nga sa mirësi falin.

“Mënyra se si i trajtojmë ne njerëzit duhet të bazohet në atë çka janë”, thotë babai, dhe vajza e vogël shton “dhe nëse ata janë të mirë dhe të zgjuar”.

Gjatë videos, Yeshua i revoltuar shprehet se është gjithmonë e njëjta situatë dhe se fëmijëve i mësojnë të qëndrojnë të ndarë, në bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre.

Yeshua dhe vajza e tij 6-vjeçare jetojnë në California të SHBA.

Botës i mungojnë më shumë mesazhe të tilla!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?