Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter tha se vëzhguesit e tyre do t'i “ndjekin me shumë kujdes” zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme.
“Ne do t’i kushtojmë vëmendje, për të parë nëse Rusia ose aktorë të tjerë ushtrojnë ndikim malinj në Mal të Zi. Vërej se ekziston një model i ushtrimit të ndikimit malinj rus në të kaluarën, duke përfshirë edhe vitin 2016”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2016 u shënuan një tentim për “grusht shteti”.
Carpenter tha se ka pasur “prova të fuqishme dhe të besueshme të një komploti, i cili për fat u zbulua dhe u parandalua”.
Një proces i ri gjykimi ndaj të akuzuarve është në zhvillim e sipër në Gjykatën e Lartë në Podgoricë.
Procesi i ri gjyqësor është pasojë e anulimit të vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Lartë, me të cilin dy rusë, disa shtetas serbë dhe drejtuesit e Frontit Demokratik pro-rus (DF) në Mal të Zi u dënuan me disa vite burg.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, janë planifikuar të mbahen më 11 qershor.
Zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) ka formuar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Carpenter vuri në dukje se ODIHR-i ka “talent dhe ekspertizë të jashtëzakonshme në këtë fushë”.
“Ballkani Perëndimor është rajon i përmbytur me dezinformata që vijnë nga grupe të jashtme, kryesisht Rusia, ndërkaq mund të ketë edhe ndonjë ndikim malinj nga Kina. Por, këtë e kemi parë më herët kryesisht nga Rusia. Kështu që ne do t’i ndjekim (zgjedhjet) me shumë kujdes”, theksoi Carpenter.
Arsyeja e bisedës së ambasadorit me gazetarët ishte prezantimi i gjetjeve të raportuesve të Mekanizmit të Moskës, që merret me çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut nën regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Mekanizmi i Moskës ofron një mundësi për shtetet e OSBE-së që të dërgojnë misione ekspertësh për të ndihmuar në zgjidhjen e një çështjeje ose problemi specifik, që lidhet me të drejtat e njeriut.
Ky mekanizëm u aktivizua në mars të këtij viti nga 38 anëtarë të OSBE-së, përfshirë Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shkak për këtë ishte shqetësimi për situatën në Bjellorusi që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndryshimet në kodin penal dhe lufta në Ukrainë.
Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, i cili pjesërisht nisi nga territori i Bjellorusisë, shtypja e autoriteteve atje është e orientuar veçanërisht ndaj atyre që shprehin kundërshtimin ndaj luftës ose që kanCarpenter vlerësoi se regjimi i Lukashenkas “ka rënë edhe më thellë në statusin e parisë (vend ndaj të cilit nuk ekziston besimi)”.
“Për një vend krenar që vuajti kaq shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nën sundimin sovjetik, të thyhet zemra kur sheh qytetarët e thjeshtë të shtypur nën çizmet e shtetit policor të Lukashenkas”.
Carpenter tha se në këtë shtet ka rreth 1.500 të burgosur politikë, janë konstatuar shkelje sistematike të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mosndëshkimin e keqpërdorimeve dhe se nuk ka gjyqësor të pavarur dhe gjykime të drejta.
Raportuesi, profesor Herve Asensio, ka dhënë një varg rekomandimesh për autoritetet në Minsk, ndër të cilat janë: lirimi i menjëhershëm i të burgosurve politikë për arsye humanitare, moratoriumi mbi dënimin me vdekje dhe rinovimi i bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare. REL