Topi në Seria A është gati të rrotullohet sërish, por për momentin datat dhe oraret po intrigojnë shumë klubet, sidomos edhe ato të cilat luajnë në Kupën e Italisë.
Edhe pse dje u caktua se gjysmëfinalet e kupës, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, do të luhen me 13-14 qershor, ideja e fundit është që këto data të bëhen me 12-13 qershor, pra një ditë më shpejt. Gjithsesi për këtë është pengesë urdhri i qeverisë italiane që nuk lejon ndeshjet deri më 14 qershor.
Përsa i përket kampionatit ai do të fillojë normalisht më 22 qershor, të hënën, me javën e 27, pasi të jenë rikuperuar katër ndeshjet e javës së 25 të shtunën dhe të dielën. Por për momentin po diskutohen oraret, pasi ka disa alternativa.
Sipas Corriere della Sport kur të kemi vetëm një ndeshje në ditë ajo do të luhet ose në 20:45 ose në 21:00. Ndërsa kur të ketë dy ose më shumë ndeshje fashat e orareve do të jenë 19:00 dhe 21:00. Ekzsiton edhe hipoiteza e orareve 19:15 dhe 21:15, apo 19:30 dhe 21:30.
Të shtunën dhe të dielën do të jenë tre fasha orari. Në 17:15, 19:30 dhe 21:45. Sidoqoftë nuk përjashtohet mundësia që ndeshjet të luhen duke filluar edhe nga ora 10:00 e mëngjesit.