Mundësi ideale në punë! Ja shenjat që përfitojnë…/Horoskopi javor 11-17 nëntor nga Jorgo Pulla

11 Nëntor, 13:12| Përditesimi: 11 Nëntor, 16:24

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim për javën, 11-17 nëntor, për 12 shenjat e zodiakut. ”Kjo javë është ndryshe nga të tjerat, pasi kemi ndikimin e Afërditës në Bricjap, ku do të kemi dashuri, ekonomi, veçanërisht në  shenjat e tokës ku do të shohim ndryshime shumë shpejt” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se kjo javë do të japë stabilizim familjar për të gjitha shenjat. “Nëse keni në plan për të lëvizur nga një vend pune në një tjetër, është pikërisht tani momenti ideal” thotë Pulla, i cili thekson se shenjat më të favorizuara përgjatë kësaj jave do të jenë shenjat e Tokës Bricjapi, Virgjëresha dhe Demi. Por çfarë thonë yjet për secilën shenjë, sipas astrologut Jorgos Pulla?

Dashi

Dashi do i japi përparësi marrëdhënieve që kanë të bëjnë me komunikimin. Është kohë shumë e përshtatshme për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me punën. Nëse do të bëjnë një blerje, është mirë për këtë javë që të frenohen pak. Në fushën e dashurisë, duket se kjo javë ka një moment shumë të mirë, sidomos me Peshore dhe Ujor dhe mund të shkojnë deri në martesë.

Demi

Duhet të përfitojnë Demët nga mundësitë që do u jepen, ndërsa duhet të anashkalojnë debatet. Do fitohet një gjyq që pritej prej kohe, ndërsa ata që janë në diasporë kanë një ndikim shumë të mirë. Pritet të bëhen disa udhëtime shumë interesante, por mund të ketë shtyrje dhe nuk është për të keq kjo gjë. Në fushën e dashurisë, ky është momenti që lidhja që ka Demi të kthehet në serioze.

Binjakët

Priten njohje të reja në fushën e biznesit për Binjakët. Priten shumë zgjidhje të çështjeve që kanë të bëjnë me ligjin. Mund të arrijnë majat në fushën e karrierës, pasi kanë mundësi të arta. Kjo javë mund të sjellë disa sfida në biznesin e Binjakëve. Në fundjavë mund të lënë takime të rëndësishme, sepse kanë momentin e tyre të gjithë ata të shenjës së Binjakëve.

Gaforret

Një çështje e vjetër para tre viteve zgjidhet dhe Gaforret përfitojnë të drejtë monetare. Është një mundësi shumë e mirë për të nisur gjëra të reja. Gaforret janë një hap para gjërave që ndodhin, por duhet të mësojnë të negociojnë për gjërat që duan. Në çështjet e dashurisë, lidhjet e shkëputura ritakohen dhe mund të shkojnë deri në altar.

Luani

Do dalin të fituar Luanët në këtë javë, pasi kanë dy shanse shumë të mira tani. Do të bëjnë një udhëtim pune në këtë javë dhe patjetër kjo do i çojë në biseda pune të suksesshme. Në dashuri kanë lënë partnerët pak pas dore. Pritet që kjo javë të ketë disa mundësi të reja profesionale që për Luanët do të jenë të arta në të gjitha aspektet.

Virgjëresha

Këtë javë nuk do u mungojë strategjia Virgjëreshave. Bëhen pak nevrik në këtë javë, kur nuk u ecin gjërat siç duhet. Presin të bëjnë disa para të thjeshta në këtë javë. Është koha për një ndërtim të fortë të besimit për gjërat që marrin përsipër, ndërsa në çështjet e financave, është koha e tyre më e mirë. Të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë me Ujor dhe Peshk.

Peshorja

Kjo javë është ideale për të investuar në marrëdhenie dhe komunikim. Këtë javë do të zgjidhni një mundësi të mirë punë që ju është ofruar. Duhet të keni kujdes ditën e enjte dhe të diel, pasi do të keni disa debate ju të shenjës së Peshores. Në çështjet shpirtërore, nuk duhet të dëgjoni fjalët e botës, por të ndërgjegjes tuaj!

Akrepi

Duket se disa ndryshime do i sjellin Akrepit mundësi për punë të reja. Kanë një mundësi Akrepët me dokumentacionet në këtë javë, pra marrin disa dokumenta që po presin. Në lidhje me pasuritë e paluajtshme është momenti tani që të arrinë aty ku duan, pasi presin të bëjnë një blerje. Në çështjet e zemrës, Akrepi merr një vendim shumë të rëndësishëm me partnerin, sidomos ditën e enjte dhe të premte.

Shigjetari

Do u shfaqen mundësi të reja Shigjetarëve, por duhet të rrezikojnë për t’i fituar. Është një mundësi shumë e mirë tani sa i takon karrierës dhe biznesit. Në çështjet shpirtërore, lidhjet e reja që sapo kanë nisur mund të kthehen në lidhje serioze dhe ndikimi më i mirë është me Dash dhe Shigjetar, madje është ndikimi më i mirë i mundshëm.

Bricjapi

Është mirë që Bricjapët të dëgjojnë intuitën e tyre, sepse kanë shumë shanse të mëdha në lidhje me pasurinë dhe punën e tyre. Për Bricjapin është koha më e mirë që kanë patur ndonjëherë gjatë kësaj periudhe. Në çështjet shpirtërore ndikimet janë fantastike sidomos me Peshore, Akrep, Shigjetar dhe falë këtij ndikimi do të stabilizojnë marrëdhëniet e tyre.

Ujori

Do ketë ndryshime shumë të mëdha për Ujorët, por ata nuk është se tremben. Kjo javë është e mbushur me sfida sa u takon Ujorit dhe kanë mundësinë për të stabilizuar dhe rindërtuar jetën e tyre. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet e reja mund të kalojnë direkte në martesë pa kaluar në fejesë.

Peshqit

Duhet të investojnë në këtë javë në marrëdheniet e tyre dhe partneritetet, pasi kanë një mundësi shumë të mirë për të shkuar në role drejtuese. Peshqit kanë vuajtur shumë këto 6 muajt e fundit nga padrejtësitë që i janë bërë, por ata e njohin potencialin e tyre në rolet drejtuese, ndërsa kanë mundësi të shumta në investime. Në çështjet e dashurisë, një njohje me Binjak apo Luan mund të kthehet në lidhje serioze. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?