Janë mbi 3 mijë punonjës që nuk kanë marrë pagën e luftës edhe pse janë përfitues. Shkak për këtë janë bërë gabimet në llogaritë bankare. Drejtoria e Tatimeve njofton se afati i fundit për të ndryshuar IBAN-in e llogarisë është 31 gushti 2020.
Pas miratimit të paketave, u hasën probleme në kalimin e pagave në llogarinë bankare të punonjësit për shkak të plotësimit gabim të IBAN të tyre. Janë rreth 588 persona nga paketa e parë dhe 2553 individë ende nuk e kanë kryer procesin e saktësimit tё kёtyre tё dhënave.
Për këtë arsye Tatimet ju bëjnë thirrje tё gjithë tatimpaguesve, qё tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues.
Njoftimi i plotë!
Njoftim për afatin e përcaktuar pёr ndryshimin e llogarive bankare me problem
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit pёr ndryshimin e llogarive bankare me probleme, pёr përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, ёshtё data 31.08.2020.
Administrata Tatimore, do tё vijojё me proҫesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga ҫdo tatimpagues, me pёrkushtim maksimal dhe ndjekjen nё mёnyrё rigoroze dhe transparente tё ҫdo proҫesi.
Nga verifikimet e kryera pёr Paketёn e parё dhe të dytë, me problemin e mos saktёsimit tё tё dhёnave tё tyre si NID apo IBAN, pas njoftimeve nga bankat pёr probleme, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe 2553 individё ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit tё kёtyre tё dhënave.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ju bёn thirrje tё gjithё tatimpaguesve, qё tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, sipas listave bashkëlidhur,për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë mё parё.