Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë

Mposhtën Tiranën, Mirel Josa: Titullin s'e mendoj, fitorja na shton përgjegjësinë

12 Shkurt 2023, 18:37| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 18:38

  • Share

Vllaznia fitoi 0-1 me Tiranën për javën e 21-të në Superligë. Pas ndeshjes trajneri i shkodranëve, Mirel Josa ka thënë se nuk e mendon titullin dhe se kjo fitore i shton përgjegjësinë.

"Nuk mendoj shumë për kampionatin. Diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha, ne duhet të sigurojmë sa më shpejt Europën. Tre pikët na japin siguri, optimizëm. Të tilla janë ndeshjet derbi. Ekspert janë lojtarët në fushë, për mendimin tim sot luajtën shumë mirë. Pavarësisht lëvizjeve, skuadra tregoi një luftë të fortë sportive, sepse pa të nuk fitohet asgjë.

Titulli? Nuk kam folur për titullin edhe kur kam qenë 12 pikë para. Kjo fitore na shton detyrimet për ndeshjet e ardhshme. Në pjesën e parë nuk ishim shumë të qetë, Tirana na bënte shumë presing. Balaj ishte vetëm në sulm dhe kundërshtari fitonte topin shumë shpejt. Menduam që të shtojmë edhe një lojtar në sulm, që të kishim një pikë referimi më shumë. Më interesojnë vetëm 3 pikët. Dua që skuadra të rrisë vetbesimin. Penalltitë i gjuan Marku", tha Josa.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Vllaznia fiton 'Klasiken' me Tiranën, Teuta dhe Erzeni paqe dhe gola në derbi


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?