HUNGARI - Shkëlqim Koçi u shpall fitues në mundjen e krahut, sport ky që zhvilloi turneun e "Kupës së Skënderbeut" në Hungari. Pjesë e turneut ishin sportistë nga e gjithë bota, ndërsa kjo garë mbajti emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe u organizua nga kampioni botëror László Klemen.
Shqipëria u përfaqësua nga sportisti Shkëlqim Koçi, i shoqëruar nga trajneri i tij Ivo Doshi. Koçi shkëlqeu në këtë turne, duke u shpallur dy herë kampion në dy disiplina.
Mundja me dorën e majtë - Mposhti një kundërshtar serb në finale.
Mundja me dorën e djathtë - Triumfoi ndaj kampionit hungarez.
Ky sukses vjen pas një tjetër arritje të rëndësishme për Koçin, i cili vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Zvicër. Mundja e krahut thuhet se e ka fillesën që në kohën e Skënderbeut (1405-1468), i cili e përdorte si një metodë për të përzgjedhur luftëtarët më të fortë.
Komente
