Zelimkhan Abakarov

Mundja i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare në Algjeri

28 Qershor 2022, 21:46| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 22:07

  • Share

Mundja i dhuron Shqipërisë medaljen e parë ari në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po zhvillohen në Algjeri.

Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë. Abakarov bëri një ndeshje shumë të mirë në finale, teksa e dominoi sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez. Ai arriti të triumfonte me rezultatin 11-0, duke marrë kështu medaljen e arit.

Zelimkhan Abakarov siç dihet është një sportist nga Çeçenia, i afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë.

Zelimkhan Abakarov

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?