Chermen Valiev pranon medaljen e artë

Sport

Mundje/ Chermen Valiev shpallet kampion bote me Forcat e Armatosura, ngre flamurin kuqezi në Gjermani

27 Qershor, 11:32| Përditesimi: 27 Qershor, 11:34

  • Share

Mundësi Chermen Valiev ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Forcave të Armatosura që po mbahet në Gjermani, duke ngritur flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Shqiptari i natyralizuar garoi në kategorinë deri në 74 kilogramë dhe triumfoi në finale ndaj kundërshtarit turk Bakir, duke siguruar titullin kampion bote nën uniformën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ky është një tjetër rezultat i mirë për Valiev, i cili aktualisht mban edhe titullin kampion i Evropës, ndërsa në Lojërat Olimpike "Paris 2024" arriti të ngjitej në podium me medaljen e bronztë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?