Mungesa dhe çmimi i lartë i majmunëve po rrisin kostot e vaksinës Covid

22 Qershor 2020, 13:37| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 13:40

  • Share

Në Kinë, midis shumë efekteve anësore të shkaktuara nga pandemia Covid, po shfaqet gjithashtu një problem i madh që lidhet me majmunët që përdoren si kavie laboratori pasi hulumtimet e vazhdueshme për vaksina të kryera mbi këto kafshë të rralla, i ka bërë ato dhe të shtrenjta për shkak të kërkesës shumë të lartë

Mjafton të dimë një të dhënë për të kuptuar se çfarë po ndodh…

Përpara se Sars-CoV-2 të sulmonte, majmunët laboratorik në territorin kinez kishin një çmim që shkonte midis 10 mijë dhe 20 mijë juanë, më vonë midis 1.200 dhe 3 mijë euro kurse tani secila kafshë vlen të paktën 100,000 juanë(12 600 euro)

Kina është një nga furnizuesit më të mëdhenj të majmunëve laboratorikë, aq sa vitin e kaluar eksportoi rreth 20,000 dhe përdori 18,000 për kërkime në laboratorë.

"Konsumi i këtij viti është mjaft i lartë dhe për këtë arsye furnizimi është i pakët", tha Liu Yunbo, president i kinezes HFK Bioscience, një furnizues i kafshëve laboratorike.

Zhang Yi, presidenti i Yisheng Biopharma, një kompani biofarmike e vendosur në Shenyang dhe që po punon për të gjetur një vaksinë Covid, konfirmoi gjithashtu mungesën e majmunëve.

Zhvillimi i një vaksine përfshin domosdoshmërisht disa hapa. Para testit të lakmusit te njerëzit, është e nevojshme të kryhen teste mbi kafshë të ndryshme, duke përfshirë majmunët, tani praktikisht të paarritshëm për tu blerë dhe gjetur.

Një garë kundër kohës

Gara e Yisheng Biopharma me kohën është dukshëm e gjatë. Hapi tjetër i kompanisë do të jetë testimi i vaksinës tek majmunët. Por, përtej hulumtimit shkencor, vështirësitë kryesisht do të kenë të bëjnë me gjetjen e këtyre kavieve laboratorike.

Yisheng Biopharma deri tani ka shpenzuar rreth 3 milion dollarë për hulumtimin e vaksinave. Plani është që të fillojë prodhimin e antidotit pas disa muajve, në mënyrë që ta vërë në dispozicion të publikut brena këtij viti.

"Është më e shtrenjtë se produktet e tjera të vaksinave", tha menaxheri i përgjithshëm i kompanisë” dhe se Yisheng Biopharma “është e aftë të prodhojë 500 milion doza në vit”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?