Kejvina Kthella

VIP & Spektakël

Mungesa e cigareve ‘çmend’ banorët e BBV, Kejvina 'ja plas' të qarës: Po tallen me ne që të qeshë publiku! Olta: Ti je shumë e fortë zemër

2 Janar 2023, 20:33| Përditesimi: 2 Janar 2023, 20:49

  • Share

Mungesa e cigareve ka bërë që banorët e shtëpisë së Big Brother të agravohen. Fillimisht nisi si revoltë e më pas edhe me të qara. Banorët e BBV, duket se e kanë të pamundur të sakrifikojnë disa orë apo ditë nga mungesa e ‘lukseve’. Fillimisht ajo që shpërtheu në lot ishte modelja Kejvina Kthella, madje shumë dëshpërimisht. Më vonë u shpreh se kjo është taktika e produksionit të Big Brother që të kenë material për publikun.

“Po tallen me ne që të qeshin, që s’kemi cigare.”- tha Kejvina.

Me këtë rast, Olta Gixhari ishte në tentativën për t’i qetësuar banorët. Sipas saj, Kejvina ishte shumë e fortë që po rrinte disa orë pa cigare brenda shtëpisë.

Olta: TI je shumë e fortë o zemër. Do ua jap buxhetin tim personal që të merrni cigare.

Më pas banorët e kanë shprehur revoltën e tyre duke vrapuar rreth pishinës për të hequr stresin, si urdhër nga 'vëllai i madh' për të marrë cigare. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lora: 03/01/2023 08:01

    Po gishtat ca te kane moj cuce

    Përgjigju
  • Iris: 03/01/2023 00:28

    Vetem mungesa e cigareve??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?