Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës bën me dije se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, të raportuara nga OSHEE, do të ndalet përkohësisht funksionimi i stacioneve të pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.
Stakimi do të nisë nga mbrëmja e sotme dhe do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Si pasojë, në disa zona mund të ketë reduktime ose ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Shoqëria njofton se ekipet teknike janë në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE për zgjidhjen e situatës dhe garanton rikthimin e shërbimit sa më shpejt të jetë e mundur.
'Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) informon qytetarët se për shkak të problemeve që ka OSHEE në lidhje me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, stacionet e pompave në këtë vendndodhje (Fushë Kuqe dhe Fushë Milot) do të stakohen nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes. Për këtë arsye mund të ketë probleme ose reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona. Ekipet tona janë në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE dhe po ndjekin situatën për rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe do të informojmë menjëherë për çdo përditësim', thuhet në njoftim.
Komente
