Në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, prej dy vitesh mungojnë disa medikamente jetëshpëtuese për fëmijët që vuajnë nga tumoret, leucemia. Ndërkohë këto medikamente nuk mund të gjenden as nëpër farmaci apo treg të lirë.
Denoncimi është bërë nga gazetari Osman Stafa, i cili i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës që të kryerë një hetim për QSUNT-në, pas një investigimi, ku del në pah mungesa e 4 medikamenteve (asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat, acidi folinik) përgjatë 2 viteve të fundit në Onko-Hematologji, në QSUNT, për fëmijët që bëjnë kimioterepi.
Sipas gazetarit, pas investigimit ekzistojnë dyshime të arsyeshme për shkelje të rënda ligjore, të cilat mund të përbëjnë vepra penale, të tilla, por pa kufizuar në, si shpërdorimi i detyrës, mosdhënia e ndihmës apo mjekimi i pakujdesshëm, ndërsa shton se duhen kryer hetime të plota dhe të thelluara.
‘Nga ky investigim ka rezultuar se: Në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, prej të paktën dy vitesh mungojnë disa medikamente jetëshpëtuese për femijet. Medikamentet janë kimio, e për pasoje nuk mund të gjenden nëpër farmaci apo treg të lire. Prindërit e fëmijëvě, të gjendur në vështirësi të mëdha, janë detyruar t'i sigurojně věte, pasi nuk kane asnjë zgjidhe tjetër. Por duke i siguruar vetë (kontrabandě) nga shtete të tjetra, medikamentet u kushtojně prinderve të femijeve qindra miliona leke. Medikamentet munguese janë: L-Asparaginaza, 6 Merkaptopurina, Methotrexat, Acidi Folinik. Nga investigimi im rezulton se në shume raste femijët kanë shtyrë mjekimet e tyre, perkunder udhezimeve të mjekut, vetëm sepse spitali muk i kishte këto ilaçe, dhe prindërit nuk kanë mundur t'i gjejnë. Për pasojë, sipas mjekëvë, rrezikohet seriozisht shëndeti i fëmijëvë, dhe kjo shkon deri në fatalitet.’- thuhet në denoncimin e bërë nga gazetari.
Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për rastin e mungesës së medikamenteve në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, që janë jetë shpëtuese për fëmijët që vuajnë nga tumoret dhe leucemia. Manastirliu tha se qeveria ka siguruar buxhetet e nevojshme që duhen për furnizimin me medikamente dhe shërbime të spitaleve, sidomos pediatrisë është që prioritet. Ajo tha prokuroria duhet të bëjë transparencën e rastit.
“Unë ju kam bërë me dije edhe një javë më parë duke siguruar që qeveria dhe ministria kanë siguruar të gjithë buxhetet e nevojshme për barnat dhe shërbimet, prioritet janë shërbimet pediatrike. Jam në dijeni të kësaj çështje dhe jam angazhuar personalisht për të dhënë informacionet e nevojshëm, jam e informuar që është një çështje e çuar në prokurori dhe jemi të hapur dhe transparent që kjo çështja të ndiqte deri në fund”, tha Manastirliu.
Si ështé e mundur që shteti në 2022 të mbetete pa barna kunder cancerit, por unë ju them bashkatdhetarëve të mi fleni fleni deri sa ky km tradhtar është duke e ndihmuar serborusin me miliona € dhe $ duke bler rubla ruse që rusia të mos bankrotoj…shteti unë do shkoj për lesh nese vazhdon kështu….
PërgjigjuKryehajdutet! Zoti ja sjellte te femijet e tyre!
PërgjigjuI zente kanceri ata qe kane vjedhur
PërgjigjuCfare fondesh ka siguruar kjo ministre qe ju dashkam dy vjet? Mos jane ato qe i dha me tendera " sekrete" gjate pandemise dhe qe Farmanet me shoke ja shiti shtetit 4 here me shtrenjte? SPAK u mburr md pergjimet por ka mbyllyr syte per hetimet e ketyre skandaleve? Apo mos jane fondet e koncesionit te Vilma Nushit? Ministresha del dhe flet pa turp dhe pa frike per keto krime koruptive sepse e mbron kryetari i vertete i Spak, Zoti Rama. Drejtesine e ka marre lumi me kohe, na duhet per te denuat Bojken Lakon 3 vite burg se ata qe kane bere gradacela nuk i shohin dot. Krim dhe Turp qe te lini femijet pa mjekim se jeni te pangopur. Tenderi i byrzylykeve per te denuarit i bere nga Manjani dhe Petrit Vasili u harrua. Mediun e gerdecit po e ftoni sot ne negociata per presidentin kyr Spak i Krahes duhej te kerkonte arestimin.
Përgjigjupo ku ka familje shqiptare qe ti perballoje shpenzimet per kurimin e tumoreve qe bejne me mijera euro? i bie qe keto familje fatkeqe te kerkojne ndihme neper dyert e ambasadave!?
PërgjigjuKrim makaber qe duhet denuar ne maksimum.Babzia e ktij pushteti ka arritur kulmin,po si mund ti mohohen kurat nje te semuri me kancer,kushdo qofte,femij,i rritur apo pleq.Dhe qeveria hesht per ket krim? Mir jua ben,edhe me keq meriton ky popull turme
PërgjigjuPergjegjsit e mungeses se ilaceve per te semuret onkologjik do i kisha var ne litar mu mes Tiranes...ku ka krim me te madh se ky,ku ka degjenerim.me shum se kaq per nje qeveri?Zoti ju vraft
PërgjigjuShume dakort. Por makuteria e ketyre nukbka kufinj. I jane errsuar syte e nuk shohin me pertej parase. Nuk mund tja uroj mbi femijet e tyre te pafajshem, por zoti ja ngarkofte ne shpinenne vet