Rruga që lidh fshatin Mabë në Lezhë me Barbullushin në Vau Dejës është kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe përdoruesit e saj. Degradimi i vazhdueshëm ka bërë që kalimi të jetë i vështirë, duke shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësoreve.
Në këtë segment me gjatësi 800 metra nuk është investuar asnjëherë, e për rrjedhoje janë krijuar gropa të shumta që në kohe me shi mbulohen nga uji.Banoret thonë se mungesa e infrastruktures ju ka vështiresuar jetesen, duke penalizuar dhe sektorin e bujqësisë dhe blektorisë nga i cili e kanë të varur jetesen shumë familje.
Shetësim për banoret e Mabës është edhe mungesa e ujit të pijshen, ndërsa premtimet për investime kanë ngelur vetem fjalë boshe.
Pavarësisht shqetësimit të vazhdueshem të banoreve, ky segment rrugor që lidh Maben me Barbullushin nuk është në planin e investimeve të Bashkive Lezhë dhe Vau Dejës as për vitin 2025.
Komente
