Në konferencën për mediet para Ukrainës nga Praga, trajneri i Kombëtares Sylvinho ka thënë se për asnjë lojtar nuk është e lehtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e kuqezinjve.
I pyetur për një vend titullari për Arbër Hoxhën, trajneri shpjegoi rritjen e sulmuesit anësor në ekip.
"Të gjithë lojtarët janë gati, ne këtë duam. Kemi stërvitjen e fundit sot pasdite dhe nesër në mëngjes një nxehje të lehtë muskujsh. Hoxha nuk ka nisur ende nga minuta e parë, erdhi për dy miqësoret në mars dhe filloi të jetë pjesë e ekipit, avash-avash lojtari rritet në një ekip. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe do shohim si do vendosim. Nuk është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona", tha Sylvinho.
Lajmi kryesor:
Ndeshja hapëse në Ligën e Kombeve, Sylvinho: Ukraina dhe grupi të fortë, Kombëtarja futet në fushë për fitore! Ramadani: Nder nëse do jem kapiten
S.Dh/ReportTv.al