Kronikë

Mungesa e mbikalimeve shton aksidentet në Korçë! Në aksin Qafë Thanë-Kapshticë 600 hyrje-dalje të rrezikshme

2 Korrik 2020, 19:36| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 19:44

  • Share

Në aksin nacional Korçë-Pogradec përpara disa ditësh u shënua një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi 39-vjeçar. Përveç parakalimeve të gabuara apo shpejtësisë tej normave te lejuara aksidentet ndodhin edhe për shkak se aksi nacional nga Qafë-Thana deri në Kapshticë në gjithë gjatësinë e tij ka rreth 600 hyrje dalje në rrugë ku rrezikshmërinë më të lartë e paraqesin rrugët lidhëse me fshatrat e qarkut.

Por lind pyetja: Nëse do të kishte mbikalime dhe nënkalime në aksin nacional Qafë Thanë-Kapshticë a do te kishte një numër kaq te larte aksidentesh ne qarkun e Korces?

Edhe në anën tjetër në aksin Korçë- Kapshticë janë shënuar një sërë aksidentesh si pasojë e ndërprerjeve të shumta në rrugë, por dhe mungesës së ndriçimit. Përgjatë këtij aksi përfshihen edhe zona të banuara ku përveç mjeteve banoret qarkullojnë edhe si këmbësore.

Në rrugën nacionale Korçë-Kapshticë pikat më të rrezikshme janë kryqëzimet me fshatrat e Çifligut, Drithasit, Zvezdes, Leshnices, Pojanit dhe Cangonjit.

Në 6 mujorin e parë të këtij viti në gjithë qarkun e Korçës janë shënuar mbi 40 aksidente, ku në disa raste me pasoja për jetën.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?