Duke e quajtur mungesën e policisë në grumbullimin e mbështetësve të Erion Veliajt më 12 shkurt para SPAK grusht shteti, opozita thotë se do të kallëzojë penalisht ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhën dhe Drejtorin e përgjithshëm të policisë Ilir Prodën
"Akte të tilla, që destabilizojnë vendin në një moment zgjedhjesh, janë të dënueshme.. PD, duke dënuar me forcën më të madhe, deklaron se do dërgojë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e paprecedent, e pashembullt që ka ndodhur dje, kur segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera", tha Berisha.
Por teksa quan grusht shteti grumbullimin e mbështetësve të kryebashkiakut të arrestuar Veliajt para SPAK, protestat e tij në godinën e prokurorisë së posaçme, me pankarta Anti-SPAK, Berisha i quajti thjesht...konferenca për mediat.
“Ato kanë qenë konferenca shtypi dhe do jenë konferenca shtypi. Dhe siç jeni ju të gjithë dëshmitarë, nuk është kryer as akti më i vogël”, vijoi Berisha.
Berisha thotë se letra e denoncuesit anonim doli nga Burgu i Fierit, nga ish-drejtori i Forcës Operacionale, Oltjon Bistri me porosi të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Nesti Angoni. Çfarë është ky? Është Lubi Balluku me Edi Ramën. Letra ka ardhur nga burgu i Fierit. Bistri është në burgun e Fierit që ta dini ju. Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të zyrtarëve të tjerë, jashtë procedurave. Ai kishte vendosur një sistem të veçantë përgjimi dhe u zbulua. Dhe atë në mënyrë absolute kishte vetëm një njeri që i jepte listën dhe kjo ishte Lubi Balluku.
Dhe në letrën e Angonit ka të dhëna të qarta të regjistrimit të telefonave të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, por jo vetëm bashkëshortes, por edhe bashkëpunëtorëve të tij, nga Bistri.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se nëse do të vijojnë akte të tilla, që i quajti destabilitet për vendin, do të përgjigjet me kundër-protesta.
Prandaj i them Edi Ramës, po vazhdove, popullin do e kesh në Surrel.
Për mbledhjen e mbështetësve të Veliajt para GJKKO, pati nëj reagim edhe Gazment Bardhi, që i kërkoi sqarime Policisë së Shtetit pse nuk ishin marrë masat e sigurisë me efektivë në godinën e drejtësisë.
Deputeti akuzoi për keqinformim dhe gënjeshtër të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, me deklarimin që bëri në Kuvend, teksa quajti “batakçinj” drejtorët e Policisë Bashkiake dhe punonjësit që u grumbulluan para GJKKO-SPAK, për “të intimiduar prokurorët dhe gjyqtarët”.
“Ministri i Brendshëm gënjeu dje publikisht dhe keqinformoi Kuvendin e Shqipërisë lidhur me mosveprimin e Policisë së Shtetit ndaj tentativës mafioze të drejtorëve batakçi të Bashkisë së Tiranës për të intimiduar fizikisht në krye të detyrës gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm. Ky mashtrim institucional dhe publik i Ministrit të Brendshëm provon edhe autorësinë e urdhrit politik për të penguar drejtësinë që të mbajë përgjegjës para ligjit cilido, pavarësisht statusit të tij.
Erion Veliaj nuk është mbi ligjin. Ai është mik e bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës, por ky i fundit nuk mund të keqpërdorë shtetin dhe Policinë e Shtetit për t’i ardhur në ndihmë një personi që hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Edi Rama mund të zgjedhë të jetë avokat i Erion Veliajt, por këtë duhet ta bëjë privatisht, jo duke keqpërdorur institucionet e shtetit.
Mosveprimi i Policisë së Shtetit, që sipas GJKKO dhe SPAK, ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ, në krye të detyrës, nuk mund të kalojë në heshtje.
Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të shkarkohen menjëherë nga detyra dhe të ndiqen penalisht.
E kundërta, mosveprimi i Edi Ramës, e bën atë jo vetëm drejtpërdrejt përgjegjës për situatën, por është edhe një grusht shteti i pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor, duke zbatuar parimin mafioz se nëse gjykata e prokuroria dënon e heton pa leje, atëherë do jenë të vetëm e pa mbrojtjen e shtetit. Kjo nuk do të ishte thjesht e paprecedentë, por KRIMINALE!”, shkruan Bardhi.
Më tej ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si urdhëruesin politik të këtij veprimi Madje ai kërkoi masa me largim nga detyra të ministrit dhe kryepolicit Ilir Proda, deri në ndjekje penale.
Komente

E harrove 97 qeqaje si kalama provoje po pare bythe po derrière do marresh ti dhe shpellarte e tu.
PërgjigjuHarrove Dali krimineli protestat e militanteve te tu dhe sharjet me liber shpie te prokurireve dhe gjygjtareve te Spakut . Cfar oergjoghe do besh ti kur jte i oandehur? Cfar pergjighe do besh ti kur militantet e tu me nkrye Mul Noken sulmojne policine e shtetit dhe garden e Republijes. Ti nuk ke faj por populli po shikon si drejtesia e re po te toleron ty. Populli ta ka prete pusullen ti dhe Trapi te ndihmoj ne Shqiperi nuk vjen kurre ne pushtet. Spak dhe Gjykata e krimeve po te hapin rruge dhe ty te lumte
PërgjigjuTe gjithe nga nje brume jane, ne nga anet tona themi. Bir Selman i nenes ke te qaj me pare.
PërgjigjuO perderesti me çfar te drejte flet ne kete menyre si nje rrugaç .protesta eshte paqesore dhe pa djegur dhe shkateruar si puna juaj qe nuk late vend pa shkateruar .pis njei , O majmun ju jeni mesuar te genjeni . Ngrehu o popull tregojani vendin ketyre shkaterimtareve dhe drejtesis se pjerdhur.
PërgjigjuPo pra dhe kjo eshte e keqja,se SPAK ndoshta eshte ne rregull me punen e vet,por gjyqtaret e plepave popullojne drejtesine ne vend,dhe vetem me regjimin e Saliut kane shance qe tu mos u preken vjedhjet dhe korrupsionin masiv qe kane bere,shto ketu edhe nje "gango" qe e bene president ne USA,sepse USA,i mbante nje çike ne fre keta por me Trumpin qe i leshoi nga zinxhiri te gjithe,skane me frike,tani dolen hapur se kush jane gjyqtaret ne Shqiperi akoma. Balozi shkaterroi kryeministrine,plagosem me te vertete police,dhe ja ku i keni aty qe hane nga mengjesi ne darke m... pa u ngopur kurre e asgje nuk ju ndodh.Nuk e di por ne qofte se Saliu e ndonje tjeter duan ta permbysin vendin,kjo eshte rruga, sepse mjafton pak dhe plasi,sepse tensioni dhe provokimet e renda te banditeve te Saliut jan kostante!!