Mungesa e prodhimit vendas dhe importi rrisin më tej çmimet, kreu i Agrobiznesit: Bujqësia nuk është financuar që të zhvillohet! Nuk furnizojmë dot tregun me qumësht, drithëra e fruta

15 Maj 2022, 13:33| Përditesimi: 15 Maj 2022, 13:55

  • Share

Goditja që bota po merr në çmime si pasojë e luftës në Ukrainë, në Shqipëri është më e ndjeshme për shkak se prodhimi vendas nuk furnizon plotësisht kërkesën që ka tregu për konsum.

‘Për perime e furnizon por jo gjatë gjithë vitit. Nuk po përballojmë dot nevojat e tregut tonë me qumësht të freskët që e kemi përballuar dikur. Nuk furnizojnë dot vendin me drithëra dhe situata pritet të bëhet edhe më problematike, nuk e përballojmë dot me fruta. Mungesa e financimit ka qenë një ndër shkaqet kryesore që ne kemi këtë nivel zhvillimi të sektorit. Rendimenti i prodhimit tek ne nuk mund të realizohet me këtë mbështetje që jepet, duhet të rritet investimi në ujitje kullim, për mekanizim, në konsolidimin e tokës me të paktën 60%’, thotë kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj.

Një raport i Bankës së Shqipërisë tregon se me 16.8% u rrit inflacioni i importuar në tremujorin e parë të vitit, si pasojë e përshpejtimit të rritjes së çmimeve. Përpos inflacionit që marrim nga produktet që blejmë nga jashtë, edhe prodhimi vendas i këtij viti do jetë me i shtrenjtë.

‘Prodhimi i këtij viti do të jetë pa-diskutim më i shtrenjtë si pasojë e kostove por dhe për shkak të konjukturës ndërkombëtare pasi janë shtrenjtuar të gjitha çmimet. Ka faliment të fermerëve sepse një pjesë kanë emigruar, një pjesë nuk e punojnë prej kostove dhe një pjesë tjetër e paformalizuar nuk e punon se nuk ka treg’, thotë Rrapaj.

Si pasojë e kostove të larta në prodhim, fermerët vendas janë më të interesuar ta eksportojnë mallin e tyre, pasi jashtë vendit e shesin më shtrenjtë.

‘Fermerët janë të interesuar ta eksportojnë prodhimin e tyre se sa ta shesin në tregun vendas pasi në import kanë çmime shumë më të larta. Kjo ka bërë që ne të merremi me importin e produkteve bujqësore’, thotë Rrapaj.

Ndërkohë rritja e çmimeve është e parashikuar të jetë prezente deri në vitin 2024, ndërsa për këtë vit konsumatorët presin që inflacioni të jetë në nivelin më të lartë historik, prej 7.3%.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Partia PD: 16/05/2022 16:49

    Ky agim rrapaj duhet te ishte ne burg cudi shum cudi ...po ky jo vetem qe eshte i pa afte po ky u kap edhe duke vjedhur, eh cfar behet ne shqiperi..

    Përgjigju
  • Sefedini: 16/05/2022 11:13

    Shoku Agim Rrapaj po thote qe bujqesia, nuk eshte zhvilluar, dhe nuk eshte investuar. PO shoku Rrapaj eshte e vertete, kjo qe thua, po une po te pyes pse nuk kane ndodhur keto investime? Une e di arsyen, sepse ato para u vodhen, me ty ne krye edhe shpuren tende. Ti ishe ai Gimi qe thoshte Meta ne bllokun 700000 mije Euro, ku i thoshte na foli Gimit, nga ana ime 7%. Nuk e di, ku e gjen ti kurajon, dhe del e jep intervista, morre palaco.

    Përgjigju
  • JANI: 16/05/2022 00:48

    JAM DAKORT ME MENDIMIN E ALB-PATRIOT,,,POR PA HARRUAR QE TOKAT E BUKES PERRETH TIRANES,,DURRESIT,,LEZHES ,,,E SHKODRES,,U ZUNE ME NDERTIME SHTEPIASH PA LEJE NGA MALOKET E ARDHUR MGA KUKESI,,,TROPOJA,,,DIBRA,,,,,ME BEKIMIN E SALI KARAXHICIT,,,,AI MASKARA SIC E QUAN EDHE CAKO,,,,,donte ti kishte si kontigjent mbeshtetje kriminale ,,,dhe votash,,,,kete popullsi qe nuk treguan dhe nuk tregojne edhe sot qe flasim respekt per ligje shteti,,,,zune tokat e pronareve te ligjshem,,,,sepse sali pisi nuk e ndau token sipas pronarit,,por futi 7051,,,keta te ardhur duke zene token bujqesore qe mund te mbante te gjithe tiranen ,,durresin,,etj me buke,,,u bene kontigjent krimi--hajdute ne shqiperi,,,shites droge,,por dhe jashte ne itali,,gjermani,spanje,angli,,,etj,,sepse jane dhe te paafte dhe per te punuar...dhe askush nuk i do ne pune ,,,se pronaret e dine qe jane dembele e hileqare...prandaj dhe ne sot ne shqiperi ne kete situate krize boterore duhej te prodhonim gjithcka vete ,,nga gruri e deri tek mishi-pula--fruta,etj,,...por tokat sic thame me lart u zune nga shpellaret,,,tani kemi pak toke ne shfrytezim,,,se 3/4 i kemi mal...na duhet te lirojme tokat per ti mbjelle,,, dhe keta shpellare ti cojme nga kane ardhur ne male...///

    Përgjigju
  • nandi: 15/05/2022 22:05

    cmimet jane rritur per te gjithe jo vetem per fermeret tane. Problemi ketu eshte qe fermeret jane prodhues te vegjel dhe nuk konkurrojne dot ne treg. Nje menyre per te konkurruar eshte kooperimi te pakten ne nivel prodhimi. Forma kooperimi ekzistojne edhe ne europen perendimore.

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 15/05/2022 17:19

    Te gjitha PEOBLEMET filluan qe nga '91-shi, e Deri me sot, me MOSDHENIWN E PRONAVE PRONAREVE TE LIGJSHEM!!!!!

    Përgjigju
  • Roçkodan: 15/05/2022 16:58

    Dikur ke qene drejtori ekzekutiv i projektit 2KR, aktualisht AZHBR, ke qene nje nga hajdutet me te medhenje te fondeve te grandeve Japoneze dhe te kostos lokale, me te cilet financohej bujqesia per blerjen e traktoreve dhe te plehrave kimike. Aq shume hajdut qe ishe sa me marifetet e tua krijove mundesi qe te vidhje 10 % te vleres se traktoreve dhe te pjeseve te kembimit. Po keshtu edhe me plehrat kimike qe i merrje falas arrite te vidhje vlera te medha nepermjet makinacioneve qe krijove me nje firme private ne Durres. Grykesia jote vazhdoi edhe me makinacionet qe beje me firmen "Ennflorio" ne Delvine te Sarandes. Ti o mashtues dhe hajdur ordiner arite deri aty sa te manovroje me zhdukjen e mjeteve nepermjet fallcifikimit te te dhaneve te inventarit duke i shitur nepermjet me nje firme private.Po keshtu edhe 2,000,000 Euro i trasferove ne nje banke private por tentativa jote deshtoi per t'i pervehtesuar. Ndonese ministria e bujqesise te kallezoi ne prokurori dhe ne fazen e pare u denove me burg, por ti si pelivan qe ishe arite qe ta mbyllje problemin ne Apel me metoden tende

    Përgjigju
  • Gripi: 15/05/2022 15:52

    Nese i kthen parate qe te akuzoi prokuroria dikur se i ke vjedhur, kur ti drejtoje projektet ne ministrine e bujqesise, atehere do besonim ne sinqeritetin e fjaleve te tua o Agim Rrapaj. Por juve jeni te gjithe njelloj, hajdute dhe kriminelet e ketij populli.

    Përgjigju
  • nardi: 15/05/2022 15:25

    Sigurisht qe po te rrine fushat bosh keshtu do behet...

    Përgjigju
  • kjo qe katranosen ishte pseudo kapitakizem pa prodhim e plot amulli: 15/05/2022 14:41

    Dikur prodhohej grure e miser, fruta dhe gjithshka Vaje lukedielli Aq sa i çonim edhe jashte e Sot i kemi syte nga bota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?