Ekonomi

Mungesa e reshjeve, niveli i ujërave të liqenit të Fierzës vazhdon të bjerë në nivele kritike

18 Tetor 2021, 10:14| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 10:51

  • Share

Niveli i ujërave të liqenit të Fierzës vazhdon të bjerë në nivele kritike. Aktualisht është në 268 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që në fillim të muajit tetor ky tregues ishte 270.76 metra. Kjo rënie ka sjellë edhe daljen e bazamenteve të dy urave mbi Drinin e Zi ndërsa bazeni i Fierzës po shkon çdo ditë po shkon drejt zbrazjes së plotë.

Burime nga salla e komandës së hidrocentralit bëjnë të ditur se, "niveli i ujërave të liqenit të Fierzës, mëngjesin e së hënës është 268 metra ndërsa prurjet e ujit janë vetëm 65 metër kub në sekondë ndërsa prodhimi ditor i energjisë 154 MW”.

Specialistët mendojnë se me nisjen e reshjeve te shiut mund të përmirësohet ndjeshëm situata në liqenin e Fierzës, që shërben si rregullator edhe për liqenet e hidrocentraleve të Komanit e Vaut të Dejës. Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij 296 metra mbi nivelin e detit dhe ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2,7 miliard metër kub ujë. Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës pikë e vdekjes, në 242 metra, ka një kapacitet ujëmbajtës prej 1,2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.  

Sipas të dhënave të KESH

FIERZA; Kuota 268 m, prurjet 65 m3/sek, P=154 MW,

KOMAN; Kuota 172.39m, prurjet 30m3/s,  

V.DEJES; Kuota 73.33 m, prurjet 10m3/s

Prodhimi ditor 8500 MWh

Rezerva Energjitike 449.7 GWh. 

Shqipëria ndodhet në një periudhë të vështirë të prodhimit të energjisë elektrike ndërkohë që pjesa më e madhe e energjisë sigurohet nga kaskada e Drinit, por të dhënat nuk janë premtuese për ruajtjen e rezervave hidrike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?