Mungesa e reshjeve të shiut, ulet niveli në Hidrocentralin e Fierzës (VIDEO)

18 Shkurt 2023, 14:47| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 14:50

  • Share

Dimri i butë që ka mbërthyer rajonin e Kukësit dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që në gjysmën e parë të shkurtit niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës, të ulet ndjeshëm me afro 5 m. Niveli i ujërave të liqenit të Fierzës ka arritur 288.57 m, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë të ulëta me rreth 150 m3/sek.

Shkak tjetër i rënies së nivelit është edhe puna me kapacitet të plotë me katër turbina për prodhimin e energjisë elektrike në hidrocentralin e Fierzës. Liqeni i Fierzës në film të shkurtit me 292.61 metra ishte pranë kuotës maksimale, për shkak të reshjeve që u regjistruan gjatë muajit janar ndërsa prurjet rreth 250 m3/sek.

Kujtojmë se Liqeni i Fierzës, në nivelin maksimal të tij, 296 metra, ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliardë metër kub ujë. Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës “pikë e vdekjes”, 242 metra, kapaciteti është 1.2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.

Vetëm gjatë janarit të këtij viti, KESH-i ka realizuar rreth 15 milionë euro nga eksporti i energjisë.  E po kështu KESH ka eksportuar më shumë se 135 mijë megavatorë energji. Në të njëjtin hark kohor Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka depozituar në Kosovë gati 164 mijë megavat/orë energji, për ta marrë pas gjatë qershorit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stela: 18/02/2023 15:40

    Dje shkarkime e permbytje,sot bie niveli e fillon thatsira...shtet leshi i korrupruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?