Futbolli shqiptar është me pushime, teksa në Kategorinë e Parë kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme. Panorama Sport bën me dije se Apolonia dhe Turbina kanë larguar trajnerët, me klubet që po mendojnë për emrat zëvendësues.
Në Fier, aventura e Veljko Dovedan nuk ka zgjatur më shumë se disa javë, me boshnjakun që për mungesë rezultatesh largohet nga bardhjeshilët. Me 13 pikë dhe vendin e 12 në klasifikim, Apolonia është larg objektivave.
Fat të njëjtë edhe për Bledar Devollin e Turbinës. Disa muaj nga marrja e detyrës, trajneri dhe klubi kanë gjetur akordin për të ndarë rrugët. Me 11 pikë dhe vendin e parafundit në klasifikim, cërrikasit rrezikojnë të bien në Kategorinë e Dytë. Kështu, viti 2023 gjen Kategorinë e Parë me dy ndryshime trajnerësh.