Sociale
Drejt Punës

Mungesa e stafit/ Të huajt ‘zgjidhja’ e sezonit veror! Vrojtuesi egjiptian në Shëngjin: Kushtet e punës dhe paga të mira

6 Korrik, 08:32| Përditesimi: 6 Korrik, 11:07

  • Share

Në plazhet e mbushura të Shëngjinit këtë verë, bie në sy prania e Mohamed Zidan, një vrojtues plazhi nga Egjipti që ka ardhur për herë të parë në Shqipëri për të punuar. I certifikuar dhe me përvojë në vendin e tij, Zidan është pjesë e stafit të sigurisë në një nga plazhet private të zonës.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është hera e parë që vij dhe Shqipëria është një vend i bukur, njerëzit janë shumë të ngrohtë. Ndihem si në shtëpi. Këtë punë e kam bërë edhe në Egjipt, pasi jam i çertifikuar si vrojtues plazhi.”, shprehet Mohamed Zidan.

Për Zidanin, puna si vrojtues kërkon përqendrim dhe kujdes të vazhdueshëm. Ai thekson se, ndonëse kushtet ndryshojnë nga Egjipti, përkushtimi ndaj detyrës mbetet i njëjtë.

“Deti është shumë i vështirë dhe i bukur njëkohësisht, sepse ka thellësinë, kaltërsinë dhe është më i pastër në Egjipt sesa këtu. Kjo është një punë me përgjegjësi dhe unë jam shumë i vëmendshëm, sepse e bëj me shumë pasion.”, shton ai. 

I kënaqur me pagën dhe kushtet e punës, në të ardhmen, nëse arrin të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm, synon të sjellë edhe familjen në Shqipëri.

"Nëse arrij të bëj dokumentet, po mendoj të marr edhe familjen dhe të siguroj jetesën këtu në Shqipëri. Këtu paga është shumë më e lartë se në Egjipt. Klima është më e favorshme, pasi në Egjipt bën shumë vapë.”, thekson Zidan. 

Mohamedi nuk është i vetmi egjiptian i punësuar këtë sezon veror në Shëngjin. 

Rasti i Mohamed Zidan reflekton një tendencë të re në tregun shqiptar të punës sezonale, ku për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, gjithnjë e më shumë biznese po i drejtohen punonjësve të huaj.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kot: 06/07/2025 13:04

    Ku kemi arrit

    Përgjigju
  • Tani: 06/07/2025 09:15

    Mire se vini e punoni ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?