Sport

'Mungesa e tifozëve hungarezë është plus për ne', Lenjani: Jam këtu që nga 2013, kjo kombëtarja më cilësore

5 Tetor 2021, 14:17| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 15:41

  • Share

Kombëtarja ka zhvilluar sot ditën e dytë të përgatitjeve për ndeshjen me Hungarinë, që është një nga dy sfidat vendimtare të tetorit për ëndrrën e Botërorit. Për trajnerin Reja nuk ka patur asnjë shqetësim, pasi grupi është i plotë, ndërsa futbollistët besojnë se mungesa e tifozëve hungarez për shkak të dënimit nga UEFA do jetë një avantazh të shtunën.

E dimë që Hungaria gjithmonë i ka tifozët e flaktë dhe stadiumi mbushet, mendoj se është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te loja te kualitetet tona.”

Emir Lenjani është një nga futbollistët më të vjetër në kombëtare pasi është bashkuar me kuqezinjtë për herë të parë në 2013, por sipas tij ky grup ka diçka të veçantë.

"Unë mendoj që tani i kemi shumë lojtarë me kualitet, që luajnë nëpër Europë në klube të mira, në Top liga, në Itali ka lojtarë të fortë që luajnë dhe në Champions dhe në këtë kohë jemi shumë më të fortë.”

Edhe fantazizti i Kombëtares Nedim Bajrami beson se Shqipëria mund t’ia dalë kundër Hungarisë me datë 9 tetor dhe kundër Polonisë me 12 tetor.

"E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, do të hyjmë në fushë me besim sepse i kemi fituar dy sfidat e fundit. Kam bërë dy gola në Serinë A ndihem në formë dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë duhet të bëjmë.”

Hungari-Shqipëri është ndeshja e 7 në grupin kualifikues, ndërsa përballja e parë e luajtur në Elbasan u mbyll me fitoren minimale 1-0 të kuqezinjve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?