Mungesa e tregut/ Fermerët e Lushnjes hedhin perimet: Edhe për këtë na duhen punëtorë, kemi falimentuar

27 Tetor 2019, 19:50| Përditesimi: 27 Tetor 2019, 20:18

  • Share

Të gjendur përballë mungesës së një tregu, fermerët e fshatit Goriçaj në Lushnje janë detyruar që të flakin prodhimet e tyre bujqësore, kryesisht domaten dhe trangullin.

Ata ndihen të braktisur dhe të pamundur ekonomikisht të përballojnë tashmë mbjelljet e sezonit të ardhshëm, pasi sipas tyre çdo gjë që ata kishin investuar ka shkuar dëm. Ndërsa shtojnë se edhe për flakjen e tonelatave prodhime duhet të shpenzojnë, pasi duhen punëtorë.

"Në treg nuk shitet, shitet me arka, 1000 lekë ose 5000 lekë arka. Transporti i japin 500 lekë, s'ka leverdi fare, do e groposim ça do bëjmë.

"Po e flakim se nuk kemi ku e çojmë më. As pikat nuk po e marrin m, asgjë nuk po bëhet për ne. Unë kam 5 dynym serë, të vish ta shikosh për gjynah të Zotit.

"Çuni shkoi për të marrë kredi, ça do bëjmë do ushqejmë fëmijët", shprehen fermerët.

Goriçaj njihet ndryshe edhe si fshati i serave pasi në këtë zonë kultivohen mbi 60 hektarë në sera.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi: 28/10/2019 01:18

    MOS I HIDHNI DOMATET ,,,por ndertoni nje punishte dhe bejini salce,,dhe specat I beni gogozhare dhe turshi,,,bejini turshi e salce,,,ose mbillni nje kulture tjeter,,psh ,,grure,,ose miser per lopet,,,ose luleshtrydhe,ose sherebele,,,,ka nje zgjidhje ,,mos u ngurtesoni vetem ne nje kulture...

    Përgjigju
  • vjeshta: 27/10/2019 22:11

    E para e punës mos përdorni hormone! Kështu rritni besueshmerinë.E dura shisni më lirë dhe paguani më shumë punëtorët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?