Mungesa e tregut, qepët po kalben në Miras të Devollit! Fermerët: Detyrohemi t’i hedhim në lumë

30 Nëntor 2022, 16:33| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 16:39

  • Share

DEVOLL- Me dhjetëra kuintal qepë kanë mbetur stok në Miras të Devollit. Mungesa e tregut për shkak të mosafrimit të grumbulluesve po çon produktin drejt kalbjes. Në këtë zonë kultivohet varieteti “qepa e ujit” që nuk i reziston kohës.

“Problemi ynë është se qepa ka mbetur stok, pak fare kemi shitur nëpër njerëz se makina të shumicës nuk vijnë. Deri tani me 240 lek/kg (të vjetra), por tregtarët edhe më lirë e kërkojnë”, tha një fermere.

“Kam mbi 90 kuintal qepë pa shitur, si do shkojë puna nuk e di, do t’i marrim  ato para që harxhuam apo do ti hedhim qepët në lumë?”, shprehet një tjetër.

Me 20 lekë për kg fermerët nuk arrijnë të mbulojnë as koston e prodhimit.

“Treg nuk ka, kërkesë nuk ka, qeveria nuk na mbështet këtu vijnë veç për të marrë vota”, tha një fermer. “Këtu është problemi se nuk shitet malli, ska asnjë lëvizje, nëse ngelet detyrohemi ta hedhim në lum”, u shpreh një tjeter.

Në Miras të Devollit vetëm 100 familje fermere kultivuan qepën këtë vit, një numër i ulët krahasuar me vitet e mëparshme ku gjithë fshati me rreth 600 familje merrej me këtë kulturë bujqësore.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/12/2022 02:00

    Ketu kemi te bejme me keqmenaxhim dhe duket qe asnje nuk e ka idene per tregetine.Dikush,dikur ne fshat ka filluar te mbjelle kete kulture dhe ka nxjerre fitim,kur kane pare qe po i ecen,te gjithe kane filluar te mbjellin qepe deri sa arriti pikun e mbjellesve-600 dhe kuptohet dhe pikun e prodhimit,shitjes e fitimit.Qe nga ai moment,filloi renia dhe sot jane 100 familje kultivuese qepe dhe ka per te rene akoma me shume.E gjithe kjo te kujton /ethet e arit/.Heren tjeter,mos mbillni kaq shume dhe mbillni dhe kultura te tjera,jo vetem qepe.

    Përgjigju
  • emri: 30/11/2022 17:57

    po me qepet e bozhigradit cfare po ndodh?!

    Përgjigju
  • Kerkese Oferta: 30/11/2022 17:39

    Me sa duket, duhet ndonje bord shteteror qe te vendose kuota prodhimi dhe importi per cdo produkt bujqesor. Ka pasur borde te ngjashme ne Amerike ne vitet 30-40. Manjaket e tregut te lire do ankohen por eshte e qarte qe ne kete rast tregu nuk po funksionon sic duhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?