Sociale

Fermerët e Maliqit në protestë: S’kemi ujë për vaditjen e tokave! Rrezikohet prodhimi, thahen patatet e qepët

13 Qershor, 11:36| Përditesimi: 13 Qershor, 16:37

  • Share

Kanë mbjellë qepë e patate por vështirë të marrin prodhim. Bimët po thajnë nëpër ara për shkak se nuk ka ujë për vaditje. S’ka gjetur zgjidhje nga institucionet ndaj sot ngritën zërin publikisht. Janë banorët e fshatit Velitërnë në Maliq, të cilët e kanë të lidhur jetesën me bujqësinë. Kërkojnë ujë për të vaditur tokat.

“Nuk kemi ujë fare, është një situatë e përsëritur. Na rrezikohen të na thahen produktet”, tha një fermer.

“Kemi 30 vite në këtë gjendje. Jam 66-vjeç nuk kam mudësi tjetër të punoj. Unë dua ujë përditë, dua të vadis patatet, e kemi lajmëruar administratorin. Këtu nuk ka një menaxhim të mirë të ujit. Kemi hedhur miliona lekë për ato”, tha një fermer tjetër.

“Ka ujë, por nuk menaxhohet uji. Çdo vit është e njëjta situatë”, tha një tjetër.

"Ne nuk e dimë kush është drejtori i ujit. I kam lënë në fushë impiantet po s’kam ujë. Kërkojmë një zgjidhje”, tha fermeri tjetër.

Situata përsëritet çdo sezon veror, ndërsa ata kërkojnë që autoritetet lokale të marrin masa të menjëhershme për të shpëtuar prodhimin e këtij viti.

“E kemi të pamundur të rrisim volumin e ujit. Thatësira është e madhe dhe të gjithë fshatrat duan të vadisin njëkohësisht.”

Fshati Velitërnë është ndër zonat më prodhuese për qepën dhe pataten, kultura që kërkojnë vaditje të rregullt për të ruajtur rendimentin. Nëse nuk merren masa në kohë, ata humbasin gjithë prodhimin.

Thatësira dhe mungesa e infrastrukturës vaditëse po kthehen në një krizë në zonat bujqësore të vendit. Një ditë më parë, për të njëjtën problematikë protestuan edhe fermerët e Dushkut në Lushnje…

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?