Nëse nuk paraqitesh në punë dhe nuk e arsyeton mungesën tënde para eprorëve me një arsye të përligjur, atëherë nuk të paguhet dita e punës. Këtij rregulli nuk i kanë shpëtuar as deputetët e kuvendit të Shqipërisë, që shpesh herë në opinion shihen si të favorizuar apo ndonjëherë edhe të paprekshëm.
Vetëm për muajin korrik ndaj deputetëve të të dyja kampeve politike, kuvendi ka vendosur penalitete me një total prej 7.3 milion lekësh të vjetra për mospjesëmarrje në aktivitetet parlamentare dhe mungesa të pajustifikuara.
Pas një analize të thjeshtë të të dhënave që publikohen në faqen zyrtare të kuvendit, për korrikun rezulton se deputetja me penalitetin më të madh, që do të thotë me mungesat më të shumta, është Ori Nebiaj, deputetja e Partisë Demokratike, të cilës i janë mbajtur nga paga mbi 61 mijë lekë të reja, për 6 mungesa në kuvend.
Pas saj, vijnë deputetët opozitarë Andia Ulliri dhe Agron Duka me minus 51 mijë lekë të reja nga paga për shkak të mungesave të pajustifikuara, ndjekur nga deputetet Agron Shehaj dhe Meri Markiçi me 40 mijë lekë, apo deputeti socialist Plarent Ndreca me 30 mijë lekë penalitet.
Muaji i nxehtë i korrikut, fundi i sesionit parlamentar apo ndoshta edhe aktivitete të tjera jashtë axhendës së tyre si deputetë, ka bërë që këta të fundit t’ja lejojnë vetes disa mungesa më shumë. Megjithatë, këto nuk janë shifrat më të larta të penaliteteteve që kanë njohur deputetët.
Kaosi parlamentar që shoqëroi kuvendin thuajse përgjatë gjithë sesionit të kaluar parlamentar, e më pas edhe përjashtimet e deputetëve të opozitës për shkak të bllokimit të foltores, ka bërë që kryesisht deputetët e opozitës të njihnin penalitete deri në mbi 1.2 mln lekë të vjetra nga rroga e muajit dhjetor për shkak të përjashtimeve po mungesave.
Pika per deputete injorante qe kemi. Mbi te gjitha urrejne vendin, se po ta donin do kishin bere ndonje te mire
PërgjigjuShqiperia ska nevoje per 140 deputete. Madje dhe 100 jane shume!!!
PërgjigjuPo ku e kan problem deputetet per ap leke,te gjithe me biznese,me disa pune,me korrupsion e te tjera,parlamenti i shqiperise ka me shum rrygecer se sa njerez te disiplinuar.
PërgjigjuParty party, Disco disco. Deputetet e Lulit kane mendjen te harbohen neper klube e plazhe. Se keni degjuar kete kur flet per ndonje teme qe mezi shprehet dhe eshte si e ngadalte, i jane djegur neuronet e trurit nga alkoli i konsumuar.
Përgjigju